Aktualitet

Anulohen 10 fluturime në Rinas/TIA:Shkak moti i keq, nesër pritet të normalizohet situata



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:01 - 13/12/22 |
Opi Nion

Tirana International Airport ka njoftuar se 10 fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të këqija të motit.

Përmes një njoftimi bëhet me dije se pasagjerët janë akomoduar sipas politikave përkatëse të kompanive ajrore.

“Sipas politikave përkatëse të kompanive ajrore, një pjesë e pasagjereve, fluturimet e të cilëve janë anuluar apo janë zhvendosur në aeroportet (Shkup, Athinë, Stamboll, Bari, Venecia) janë akomoduar përreth këtyre aeroporteve ndërkombëtare. Kompania ajrore Ëizz Air ka siguruar gjithashtu transportin e pasagjerëve nga Aeroporti Ndërkombëtar I Shkupit drejt Tiranës”-shkruan TIA.

Po ashtu thuhet se disa pasagjerëve iu është ofruar mundësia për rimbursim ose janë sistemuar në fluturime për destinacionet përkatëse.  

Gjashtë avionë të linjës ajrore Wizz Air janë ulur në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës ndërsa një fluturim me destinacion Luton-Tiranë është anuluar për shkak të dëborës në Londër.

Moti i keq ka afektuar edhe fluturime të kompanive ajrore si Pegasus dhe Air Albania, Lufthansa.

Nesër, më datë 14 dhjetor 2022, pritet që situata të normalizohet.

Pas