Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anullimi i seancës, Salianji: Drejtues të SHISH janë kapur duke bërë shantazh

2023/06/19 at 1:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Anullimi i seancës, Salianji: Drejtues të SHISH janë kapur duke bërë shantazh

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur për mediat pas anulimit të seancës në Komisionin e Sigurisë ku pritej të raportonte Vlora Hyseni.

Gjatë fjalës së tij, Salianji ka treguar çështjet për të cilat ka ngritur shqetësim në këtë komision, për të cilat tha se nuk ka marrë përgjigje nga kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni.

Ai tha për mediat se drejtues të SHISH janë kapur duke bërë shantazh dhe se askush nuk guxon që t’i mbyllë gojën deputetëve të opozitës.

Salianji thekson se mbledhja e sotme u mbyll për shkak se po fliste vetë ai/ Sipas tij certifikatat e sigurisë për deputetët i vonojnë qëllimisht.

“Nuk u respektua as procedura dhe as ligji për të bërë kërkesa proceduriale dhe për votën në rastin e hedhjes në votë për të mbyllur komisionin. Në komision, shqetësimi jonë është për 2 çështje të rëndësishme që janë hedhur si akuza në publik për drejtuesen e re të SHISH, për të cilat dhe i pyeta.

Pyeta nëse ka pasur shkarkim nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës të zonjës Hyseni për shkak të lidhjeve me Serbinë apo jo. Pyetje që mori të gjithë sherrnajën dhe bëri që komisioni të mbyllej. Pyetja e dytë që është shqetësuese për publikun, është që a ka pasur para, gjatë, apo në kohën kur ushtron detyrën si drejtuese e SHISH, udhëtim në Beograd, siç media ka raportuar. Shqetësimi i tretë dhe shumë i rëndësishëm ka të bëjë me shpartallimin e SHISH duke larguar profesionistë dhe duke e mbushur institucionin me militanët e PS-së.

Shqetësimi i katërt, ku dhe u mbyll mbledhja, ishte që drejtues të atij shërbimi informativ apo nga shërbime të shteteve partnere janë kapur duke bërë shantazh, duke u përfshirë në veprimtarinë kriminale dhe për këtë po e pyesja me iniciale. U mbyll mbledhja.

Nuk ka mësues fshati që i mbyll gojën deputetëve të opozitës, mund t’i bëjnë këto me njerëz të pamundur, por kur guxojnë ta bëjnë edhe me ne, do të marrin përgjigjen e merituar. Gjithë frika e drejtuesve, ishte frika se ishte vendosur para kamerave. Bënë luftë me mediat për të mos i dhënë mundësinë publikut nëse ka paligjshmëri në vendosjen e saj, një shqetësim që është ngritur ka qenë mungesa e bashkëpunimit të SHISH me Shërbimin e Inteligjencës së Kosovës. Mbledhja e sotme u mbyll për shkak se po flisja unë. Do të jetë në një moment tjetër.  I vonojnë qëllimisht certifikatat e sigurisë për deputetët”, tha Salianji./Opinion.al

Etiketa: ervin salianjiKomision i SigurisëVlora Hyseni

Ju sugjerojmë

U ekzekutua sot në mes të Athinës, zbardhet emri dhe fotoja e viktimës
Rajoni

U ekzekutua sot në mes të Athinës, zbardhet emri dhe fotoja e viktimës

18 Gusht, 2025 10:36 pm
Mesazhi i evropianëve për Trumpin: Mbështetja e paqes është mbështetje e Ukrainës!
Bota

Mesazhi i evropianëve për Trumpin: Mbështetja e paqes është mbështetje e Ukrainës!

18 Gusht, 2025 10:20 pm
Samiti në SHBA/ Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky
Bota

Samiti në SHBA/ Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky

18 Gusht, 2025 10:08 pm
Greqi/ Vritet me plumb në kokë shqiptari në mes të Athinës
Rajoni

Greqi/ Vritet me plumb në kokë shqiptari në mes të Athinës

18 Gusht, 2025 9:55 pm
Devoll/ Humbi jetën sapo doli nga klinika dentare, policia shoqëron dentistin
Aktualitet

Devoll/ Humbi jetën sapo doli nga klinika dentare, policia shoqëron dentistin

18 Gusht, 2025 9:36 pm
Trump në takim: Nëse unë braktis procesin, atëherë një luftë e re mund të nisë
Bota

Trump në takim: Nëse unë braktis procesin, atëherë një luftë e re mund të nisë

18 Gusht, 2025 9:17 pm
SHBA/ Nis samiti mes Trump, Zelenskyt dhe liderët evropianë
Bota

SHBA/ Nis samiti mes Trump, Zelenskyt dhe liderët evropianë

18 Gusht, 2025 9:04 pm
Vullnetarët ndihmojnë kafshët e djegura,puna ka nisur fillimisht me kalin në Delvinë
Aktualitet

Vullnetarët ndihmojnë kafshët e djegura,puna ka nisur fillimisht me kalin në Delvinë

18 Gusht, 2025 8:50 pm
Mbetën të bllokuar në Kanionin e Langaricës,shpëtohen 14 turistë francezë e gjermanë
Aktualitet

Mbetën të bllokuar në Kanionin e Langaricës,shpëtohen 14 turistë francezë e gjermanë

18 Gusht, 2025 8:17 pm
Takimi me Trump në Zyrën Oval, Zelensky: Jam gati të takohem me Putinin!
Bota

Takimi me Trump në Zyrën Oval, Zelensky: Jam gati të takohem me Putinin!

18 Gusht, 2025 8:04 pm
Para
Kultivonin kanabis në Kurbin, procedohet kryetari i fshatit dhe inspektori i pyjeve

Kultivonin kanabis në Kurbin, procedohet kryetari i fshatit dhe inspektori i pyjeve

Zgjedhja e kryetarit të ri, PD publikon formularin dhe kriteret për kandidatët!

Zgjedhja e kryetarit të ri, PD publikon formularin dhe kriteret për kandidatët!

Ishin duke punuar për rrugën e re, punonjësit zbulojnë 30 granata në Këlcyrë

Ishin duke punuar për rrugën e re, punonjësit zbulojnë 30 granata në Këlcyrë

TE FUNDIT

U ekzekutua sot në mes të Athinës, zbardhet emri dhe fotoja e viktimës

U ekzekutua sot në mes të Athinës, zbardhet emri dhe fotoja e viktimës
18 Gusht, 2025

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen me armë zjarri të një shtetasi shqiptar në Athinë. Mediat greke...

Lexo më shumë

Mesazhi i evropianëve për Trumpin: Mbështetja e paqes është mbështetje e Ukrainës!

Mesazhi i evropianëve për Trumpin: Mbështetja e paqes është mbështetje e Ukrainës!
18 Gusht, 2025

Ndërsa udhëheqësit evropianë e lavdëruan Presidentin e SHBA-së Donald Trump për përpjekjen e tij për t’i dhënë fund luftës, ata...

Lexo më shumë

Samiti në SHBA/ Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky

Samiti në SHBA/ Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky
18 Gusht, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz në tryezën e përbashkët me liderët europianë, kreun e NATO-s dhe presidentët Donald Trump dhe Volodymyr...

Lexo më shumë

Greqi/ Vritet me plumb në kokë shqiptari në mes të Athinës

Greqi/ Vritet me plumb në kokë shqiptari në mes të Athinës
18 Gusht, 2025

Një 35-vjeçar shqiptar është ekzekutuar pasditen e sotme me armë zjarri në Greqi. Mediat greke raportojnë se ai u qëllua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com