Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anulimi i takimit mes Sunak dhe Mitsotakis, “ashpërsim” i fronteve mes Londrës dhe Athinës

2023/11/30 at 10:15 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Anulimi i takimit mes Sunak dhe Mitsotakis, “ashpërsim” i fronteve mes Londrës dhe Athinës

Athina prej dekadash kërkon që Londra të kthejë skulpturat antike të Partenonit. Anulimi i takimit mes kryeministrit britanik Sunak dhe homologut grek Mitsotakis tregon ashpërsimin e fronteve mes Londrës dhe Athinës. Në fillim të vitit mediat njoftuan për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje në grindjen për kthimin e skulpturave të lashta të Akropolit. Në janar 2023 Muzeu Britanik në Londër i konfirmoi diskutimet me Athinën për dorëzimin e përkohshëm të tyre. Pak më vonë qeveria britanike i mohoi ato dhe përjashtoi kthimin e përhershëm.


Kryeministri britanik, Rishi Sunak nuk donte të fliste me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis në Londër rreth kthimit të skulpturave të Partenonit. Ndaj anuloi takimin e planifikuar me të këtë javë. Tani madje flitet për një skandal diplomatik. Anëtari i qeverisë britanike Mark Harper e arsyetoi anulimin e takimit me fjalët se qëndrimi britanik nuk mund të lëkundet. “Elgin Marbles” duhet të mbeten pjesë e koleksionit të përhershëm në Muzeun Britanik, tha Haper për BBC. Kryeministri grek Mitsotakis reagoi me zemërim ndaj anulimit në minutën e fundit të takimit. Ai tha (28.11.2023) se ishte i zemëruar. “Pozicionet e Greqisë për çështjen e skulpturave të Parthenonit janë të ditura”, e citon Mitsotakisin Agjencia Gjermane e Shtypit, dpa. “Shpresova të kisha mundësinë të diskutoja për to me homologun tim britanik, ashtu si dhe për sfidat kryesore të situatës ndërkombëtare: Gazën, Ukrainën, krizën e klimës, migrimin. Mitsotakis refuzoi sërish një takim alternativ me zëvendësin e Sunak-ut, Oliver Dowden, dhe shprehu indinjim.

Greqia insiston për kthimin e “Elgin Marbles”

Para anulimit të takimit nga Britania e Madhe, kreu i qeverisë greke njoftoi, se gjatë vizitës së tij do të insistonte për rikthimin e skulpturave të Partenonit. “Ato thjesht rrinë më mirë në Muzeun e Akropolit, një muze avangardist i ndërtuar për këtë qëllim”, tha ai për BBC. Kreu i qeverisë greke tërhoqi vëmendjen edhe me këtë krahasim: “Të ndash këtë thesar arti, është njëlloj si të presësh në dy pjesë “Mona Lizën”, pikturën me famë botërore të Leonardo da Vinçit, dhe ta ekspozosh në Luvër të Parisit dhe në Muzeun Britanik”. Në të njëjtën kohë ai theksoi se Athina ishte e interesuar për një partneritet me muzeun e Londrës.

Kryetari i bordit mbikqyrës të muzeut, George Osborne pati folur së fundmi hapur për dhënien hua Greqisë – me kushtin që “Elgin Marbles” të ktheheshin përsëri në Londër. Por për Sunak nuk bëhet fjalë as për hua. Por duket se po fryn një erë e re. Të martën edhe gazeta konservatore “Times”, e cila më parë kishte mbështetur qëndrimin e qeverisë, bëri thirrje për kthimin e tyre: “Skulpturat e kanë vendin në Athinë”, thuhet në artikullin kryesor. Ato janë thelbësore për identitetin kulturor të Greqisë.

Vatikani kthen skulpturat e Partenonit

Në mars 2023 Vatikani i ktheu Athinës disa fragmente të frizës së Partenonit. Frizi fillimisht zbukuronte murin e sipërm të jashtëm të tempullit 2500 vjeçar të Partenonit në Akropolin e Athinës. Ai paraqet shumë figura dhe blatime për perëndeshën Athina me rastin e një procesioni për festën më të madhe, që zhvillohej në Athinën antike. Sot një pjesë e frizit ndodhet në Muzeun e Akropolit në Athinë dhe një pjesë më e madhe në Muzeun Britanik në Londër. Pjesët e tjera janë në pronësi të muzeve franceze, italiane, austrike dhe gjermane.

Në Britaninë e Madhe konsiderohet se 56 pjesët e frizës së Partenonit 75 metra të gjatë janë blerë ligjërisht. Greqia e kundërshton dhe thotë se ato janë vjedhur. Mosmarrëveshja rreth kësaj vazhdon prej një kohe të gjatë. Skulpturat e mermerit paraqesin skena të mitologjisë greke. Në Britaninë e Madhe ato janë mbiquajtur “Elgin Marbles”, sipas emrit të Lord Elgin, ambasadorit britanik në Perandorinë Osmane në Kostandinopojë. Ishte Elgin ai që hoqi figurat nga pjesa e jashtme e tempullit të Partenonit në Akropolin e Athinës në fillim të shekullit të 19-të. Ato u sollën në Britaninë e Madhe në marrëveshje me Perandorinë Osmane, e cila sundonte Greqinë në atë kohë.

Rikthimi ishte temë në fushatën zgjedhore të Mitsotakis

Mosmarrëveshja për kthimin ishte në fillim të vitit edhe një temë elektorale. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili i rifitoi zgjedhjet në verën e vitit 2023, e bëri kthimin e frizës pjesë të strategjisë së fushatës tij elektorale. Së fundmi kryeministri foli për një “progres” dhe “ndjenjë dinamizmi”, ndërsa Muzeu Britanik nuk donte të pranonte se ishin zhvilluar bisedime për këtë temë.

Mbretëria e Bashkuar këmbëngul se i ka blerë ligjërisht skulpturat e mermerit. “Kjo pyetje është në qendër të debatit të kthimit”, thotë Alexander Herman, zëvendësdrejtor i Institutit për Art dhe Drejtësi dhe autor i librit “Restitution: The Return of Cultural Artefacts”, i botuar në vitin 2021. ” Kjo temë ka qenë në axhendën kulturore në Britaninë e Madhe dhe natyrisht në Greqi prej më shumë se 200 vjetësh”, thotë Herman për Deutsche Welle në një intervistë të vitit 2021.

Pengesa ligjore për kthimin?

Ndryshe nga Britania e Madhe debati i kthimit ka marrë vrull në shumë vende evropiane, madje edhe në SHBA. Muzeut Britanik i duhet të pranojë kritika për refuzimin deri më tani të të gjitha kërkesave për kthim. Ndërkohë Gjermania ka nisur t’i kthejë Nigerisë skulpturat e bronzëta Benin. Në Gjermani dhe Francë kthimi i objekteve nga kontekstet koloniale është tani një çështje e rëndësishme e politikës kulturore.

Por edhe sikur Muzeu Britanik të vendosë t’i kthejë pjesët e frizës në Greqi, duhet të anulohet fillimisht një ligj kombëtar. Deri tani “British Museum Act” i vitit 1963 e ka penguar Muzeun Britanik të dorëzojë objektet nga koleksionet e tij, sepse i konsideron zotërimet e muzeut si “trashëgimi kombëtare”. Kështu friza e Partenonit mund të përfundonte në Greqi vetëm si hua. Por kjo është shumë pak për Athinën.

Një zëdhënës i kryeministrit Rishi Sunak deklaroi se nuk ka plane për të ndryshuar ligjin: “Qëndrimi ynë për këtë çështje nuk ka ndryshuar”, pati thënë ai që në dhjetor 2022 në Euronews. “Vendimet për kujdesin dhe menaxhimin e koleksioneve bien në kompetencën e muzeut dhe administratorëve të tij. Skulpturat e Parthenonit janë ligjërisht pronë e administratorëve dhe janë funksionalisht të pavarura nga qeveria”, shtoi zëdhënësi i Sunak.

Anulimi i takimit me homologun e tij Mitsotakis dëshmon se Londra nuk ka lëvizur asnjë centimetër në këtë çështje./DW



Ju sugjerojmë

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA
Bota

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA

31 Korrik, 2025 10:33 pm
Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës
Sport

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës

31 Korrik, 2025 9:56 pm
Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës
Aktualitet

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

31 Korrik, 2025 9:16 pm
Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste
Bota

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste

31 Korrik, 2025 9:11 pm
Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve
Aktualitet

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve

31 Korrik, 2025 8:41 pm
Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime
Sport

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime

31 Korrik, 2025 8:22 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur

31 Korrik, 2025 7:43 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori

31 Korrik, 2025 7:27 pm
Qëllohet me thikë një person në Shkodër
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Shkodër

31 Korrik, 2025 7:04 pm
Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës
Aktualitet

Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës

31 Korrik, 2025 7:02 pm
Para
Vrasja e 33-vjeçares në Prishtinën mbrëmjen e djeshme, reagon Prokuroria 

Vrasja e 33-vjeçares në Prishtinën mbrëmjen e djeshme, reagon Prokuroria 

Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov

Bullgaria lë në “ajër” Lavrov, Greqia i “hap derën” avionit të ministrit rus

Dhëndri vret me thikë vjehrrin e tij! Dyshimet e para të policisë (Emrat) 

Dhëndri vret me thikë vjehrrin e tij! Dyshimet e para të policisë (Emrat) 
















TE FUNDIT

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA
31 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka publikuar letrat që u ka dërguar 17 drejtuesve të kompanive...

Lexo më shumë

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës
31 Korrik, 2025

Galatasaray ka bërë goditjen më të madhe në historinë e futbollit turk duke firmosur me sulmuesin nigerian Victor Osimhen. Kampionët...

Lexo më shumë

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës
31 Korrik, 2025

Qeveria ka miratuar një vendim të ri për transferimin e pronësisë së një pasurie shtetërore në Tiranë, në funksion të...

Lexo më shumë

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste
31 Korrik, 2025

Izraeli tha se ka kryer sulme ajrore ndaj vendeve që përdoren nga Hezbollahu për të prodhuar dhe ruajtur raketa në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com