Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi non grata për Berishën, DASH: Nuk ka kthim pas

2022/01/29 at 5:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti i DASH për pastrimin e parave: Shqipëria s’ka bërë asnjë përparim

Ditën e enjte në një debat televiziv në Opinion, ish Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim kishte dizinformuar shqiptarët me  postimin se asnjë vendim “non grata” nuk është kthyer mbrapsht. Ai përmendi si shembull se kjo ka ndodhur sipas tij në tri katër raste të ministrave turq, të dizenjuar nga Departamenti i Thesarit.


Nisur nga këto polemika në distance, dhe nisur edhe nga pretendimet dhe deklaratat e fundit të zotit Berisha, Radio Televizioni Shqiptar iu drejtua Departamenti të Shtetit  ditën e premte duke e pyetur fillimisht nëse ka mundësi që shpallja e tij non grata në  Shtete e Bashkuara ose e ndonjë personi tjetër mund të anulohet?

Në përgjigjen e tij një zëdhënës i Departamentit të Shtetit deklaroi se vendimet për shpalljen “non grata” merren vetëm nga Departamenti i Shtetit dhe ato nuk kanë kufizime  në kohë, domethënë nuk ndryshojnë nga një administratë në tjetrën.

“Z. Berisha u përcaktua sipas nenit 7031(c) të Ligjit vjetor për Buxhetin për shkak të  përfshirjes se tij në korrupsion të konsiderueshëm në cilësinë e tij zyrtare si  Kryeministër i Shqipërisë. Përcaktime të tilla nuk janë të kufizuara në kohë. Në  përgjithësi, kur një individ përcaktohet sipas seksionit 7031(c), ai individ nuk do të  jetë i përshtatshëm për të përfituar një vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara” tha zëdhënësi.

Por çfarë është neni 7031(c) i Ligjit vjetor të Buxhetit?

Ky seksion përcakton ndëshkimet që lidhen me Antikleptokracinë dhe shkeljen e të drejtave  të njeriut. Në këtë seksion përcaktohet papranueshmëria e zyrtarëve të qeverive të huaja  dhe familjarëve të tyre të ngushte, për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacione të  besueshme, të drejtpërdrejta ose indirekte se ata janë përfshirë në korrupsion domethënës, ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Për këto arsye këta persona përcaktohen të mos hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe nëse këta nuk kanë  aplikuar për vizë më parë. I vetmi përjashtim që parashikohet në nenin 7031(c) të Ligjit  për Buxhetin dhe që lejon hyrjen e këtyre personave në territorin e SHBA lidhet vetëm me  rëndësinë e zbatimit të ligjit mbi këta persona në territorin e SHBA, pra kur këta  persona janë të kërkuar nga drejtësia amerikane, ose kur qeveria e SHBA është e detyruar  të zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare, siç është rasti i detyrimit qe ajo ka me kombet e  Bashkuara kur këta zyrtarë duhet të udhëtojnë në Asamblenë vjetore të OKB-së.

Por duke iu kthyer deklaratave të zotit Berisha për tërheqjen e vendimeve në disa raste  nga qeveria amerikane, RTSH e pyeti sërish Departamentin Amerikan të Shtetit mbi  pretendimet e ish kryeministrit shqiptar, duke marrë si përgjigje dallimin mes vendimeve  të nenit 7031(c) të Ligjit Vjetor Buxhetit që zbatohet nga Departamenti i Shtetit dhe  vendimeve të tjera që lidhen me Departamentin e Thesarit.

“Z. Berisha nuk ishte përcaktuar nën autoritetin e sanksioneve financiare. Sanksionet e  Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit Amerikan të Thesarit (OFAC)  mbështeten në autoritete të ndryshme. Për një përgjigje lidhur me to, mund të drejtoheni tek OFAC për informacion rreth vendimeve të tyre” tha zëdhënësi.

Në deklarimin e zëdhënësit sa më sipër, rezulton se z. Berisha i referohet vendimeve te Departamentit të Thesarit për rastet e tërheqjes se vendimeve të mëparshme, ndërkohë që  vendimi i shpalljes së tij non-grata është marrë nga Departamenti i Shtetit. Me sa duket, ky ka qenë edhe dallimi që ka dashur të bëjë Ambasada e SHBA në Tiranë kur në dhjetor të vitit të kaluar specifikoi. /RTSH/

Etiketa: berishadashnon-grata


Ju sugjerojmë

Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
Kronikë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

7 Shkurt, 2026 9:35 am
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

7 Shkurt, 2026 9:12 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shkurt 2026

7 Shkurt, 2026 9:08 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Shkurt, 2026 9:07 am
“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Para
Covid në vend/977 raste të reja dhe 4 viktima

Covid në Shqipëri/1341 qytetarë të infektuar, 3 humbje jete

Basha: Rama i përfshirë tek inceneratorët, ju tregoj provat

Zgjedhjet e 6 Marsit, Basha: Primaret e Berishës, demagogji

Emri/ Pjesë e grupit të Astrit Avdylaj, arrestohet në Gjermani 49-vjeçari

I dënuar me 24 vite burg, ekstradohet nga Belgjika 43-vjeçari
















TE FUNDIT

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026

Në një komunikim me qytetarët online, kreu I PD Sali Berisha është pyetur edhe për emërimin e ish-deputetit demokrat Dashnor...

Lexo më shumë

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
7 Shkurt, 2026

Ndërsa në Tiranë Gjykata Kushtetuese ka pezulluar nga detyra zëvendësen e tij, të hënën Kryeministri Rama do të jetë në...

Lexo më shumë

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
7 Shkurt, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë këtë të shtunë në një një komunikim online me qytetarët, ku ka...

Lexo më shumë

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
7 Shkurt, 2026

Është gjetur pas 29 ditësh kërkime, trupi i pajetë i 30 vjeçarit Jurgen Karaj, nga fshati Fullqet i Klosit. I...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com