Antonio Tajani është zgjedhur President i Parlamentit Europian, sipas zyrtarëve.
Konservatori Italian, 63 vjeç, është një ish- zëdhënës i Silvio Berluskonit dhe një ish-komisioner Europian.
Z.Tajani mundi një tjetër Italian, Xhani Pitella, dhe do të zëvendësojë gjermanin Martin Schulz.
Tajani siguroi 351 vota, ndërkohë socialisti Pittella 282.
Zgjedhjet ezauruan katër raundet e mundshme që u finalizuan me fitoren e Tajanit.