Një grua dhe një burrë iu është ndaluar hyrja në Shqipëri. ata janë identifikuar si Batool Soltani dhe Afshin Kalantari, me shtetësi gjermane por me origjinë nga Irani.
Ata kanë mbërritur para disa ditësh në aeroportin e Rinasit me ftesë të ASILA-s së regjistruar dhe legale, Shoqata për Mbështetjen e Iranianëve që jetojnë në Shqipëri, për të marrë pjesë në ceremoninë e miqve të tyre nga Gjermania.
Autoritetet shqiptare kanë kryer deportimin me pretendimin se janë një kërcënim serioz për vendin 72 orë pas mbërritjes në Rinas, ndërsa e njëjta përgjigje u është dhënë edhe autoriteteve gjermane, nga ku janë kthyer.
Ngjarja ndodhi disa ditë pas anulimit të Samitit që MEK do të kryente për shkak të një rreziku për akt terrorist, ndërsa nuk është hera e parë që iranianë me pasaportë gjermane u refuzohet hyrja në vend.