Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Antishpifja’ me ligj të veçantë, PD dhe LSI kundër nismës

2018/10/13 at 4:35 PM
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Antishpifja’ me ligj të veçantë, PD dhe LSI kundër nismës

Edi Rama iu rikthye sërish propozimit të tij për paketën ligjore antishpifje, këtë herë duke përfshirë edhe median. “Luftën” ndaj politikanëve që shpifin, por edhe medias që e ka pagëzuar me emrin “kazan”, kryeministri po e teston fillimisht në rrjetet sociale.


“Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë. Boll me përgënjeshtrime, boll me kundërpërgjigje, boll me debate televizive të sajuara për t’u bërë jehonë shpifjeve apo për të fituar audiencë e me zhurmën e fabrikës së baltës. Çdo shpifje në gjyq!”, shkroi Rama.

Edhe pse nuk ka kërkuar ndonjëherë dënimin e tyre në gjykatë, edhe Lulzim Basha jo pak herë e ka bërë median palë me kryeministrin.

“Kam një mesazh të qartë për Edi Ramën dhe veglat e tij qorre në shtet, media dhe kudo: as nuk shantazhohemi dhe as nuk impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Edi Ramës”, u shpreh kreu i opozitës.

Për nismën e kryeministrit, nga radhët e opozitës me zë e figurë, projektin e ka kundërshtuar vetëm LSI-ja. Për nismën që nuk bëri dot realitet në 2015-ën, pas presionit të ndërkombëtarëve se cënonte lirinë e medias, Edi Rama po synon të bëjë realitet përmes një ligji të posaçëm.

Burime nga mazhoranca konfirmojnë për Top Channel se ndërhyrja nuk do bëhet në Kod, por do hartohet një ligj. Nga selia blu kjo ide shihet si ekstraligjore, për sa kohë kryeministri e sheh shpifjen si vepër penale.

Sërish në rrjetet sociale kryemisnitri shtjelloi idenë e tij, duke kujtuar se shpifja në 25 vendet e BE dënohet me burg, por në Shqipëri ai do të mjaftohet vetëm më rëndimin e gjobës ndaj kujdo që shpif. Si Rama ashtu edhe Basha, në debatin e tyre politik i kthejnë armët nga media.

I pari duke e kërcënuar me padi për shpifje, që do kenë kosto të mëdha financiare, dhe i dyti duke e goditur politikisht. Ndërkohë që nuk është media shkaku i problemeve që ka si mazhoranca ashtu edhe opozita, ashtu siç nuk e ka fajin pasqyra për defektet që ka ai që del para saj./TCH/

 

Etiketa: antishpifjaligj te vecantePD dhe LSI


Ju sugjerojmë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
Kryesore

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

5 Qershor, 2025 6:55 pm
Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Politikë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

5 Qershor, 2025 5:51 pm
Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
Politikë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

5 Qershor, 2025 5:45 pm
Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e
Politikë

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

5 Qershor, 2025 5:34 pm
Integrimi, Barbullushi: Shqipëria, vend i spikatur në hartën mendore të europianëve
Politikë

Integrimi, Barbullushi: Shqipëria, vend i spikatur në hartën mendore të europianëve

4 Qershor, 2025 7:34 pm
Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson
Politikë

KAS vendos hapjen e 229 kutive të 11 majit

4 Qershor, 2025 5:27 pm
Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan
Kryesore

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

4 Qershor, 2025 4:50 pm
Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale
Kryesore

Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale

4 Qershor, 2025 1:51 pm
Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë
Politikë

Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë

4 Qershor, 2025 1:15 pm
Para
Arbana Osmani pa make up dhe në shtrat, nuk e kishit parë kështu

Arbana Osmani si asnjëherë tjetër, poston foton me djalin

Çfarë i kopjoi princesha Eugenie dasmës së Meghan Markle?

Çfarë i kopjoi princesha Eugenie dasmës së Meghan Markle?

Zagani flet për takimin me Nuhun: “Pashë fëmijën e rraskapitur dy vjeç”

Zagani: “Sa është pagesa po të bej një video ku të përgënjeshtroj veten?”
















TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com