Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Antisemitizmi në rritje

2019/02/22 at 12:33 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Antisemitizmi në rritje

Martin Gak-Imazhet e sulmit ndaj Alain Finkielkraut të shtunën e kaluar (16.02.) në rrugët e Parisit tregojnë të gjitha simptomat tipike të dhunës së një turme kundër hebrejve në rrugët e Europës, ashtu siç e njohim nga vitet 1930 dhe 1940. Imazhi i një burri të moshuar me gjyslykë, që rrethohet nga një grup manifestuesish të uniformuar, është një ndër çastet më shokuese, që ka nxjerrë në pah valën aktualisht në rritje të antisemitizmit në të dyja anët e Atlantikut. Megjithatë, ky imazh i nacionalizmit në rritje, që pas fushatës së vet kundër migrantëve tani sërish i drejtohet një objekti të vetin të urrejtjes tradicionale, nuk të habit.


Ngjarja në Paris radhitet në një serial të madh horrori, duke nisur që nga deklarimi i kreut të grupit parlamentar të AfD në Bundestag, se Holokausti është vetëm një “glasë mize” në historinë gjermane, për të vazhduar me marshimin e kreut të shtetit në Poloni me rastin e 100 vjetorit të pavarësië që u karakterizua prej grupimeve neonaziste, sulmet e qeverisë hungareze kundër hebrenjve dhe institucioneve të tyre, rrethimit të bashkësisë hebraike prej neonazistëve në Umea të Suedisë, e deri tek justifikimi i Donald Trumpit për demonstratat antisemitiste të radikalëve të djathtë në Charlottesville e natyrisht edhe masakra në Pittsburgh.

Ringjallja e komplotit botëror herbre

Ai që tani befasohet, me sa duket nuk ka qenë i vëmendshëm për një kohë të gjatë. Ndërsa shpërthimet sporadike të antisemitizmit islamik kanë çuar në një numër të pafund studimesh dhe anketimesh për qëndrimin e myslimanëve ndaj hebrenjve, populistët amerikanë dhe europianë në propagandën e tyre i referohen teoristë së vjetër të komplotit botëror hebre: Se për emigracionin e myslimanëve fajin e kanë hebrenjtë!.

Nga Uashingtoni e deri në Budapest është nxjerrë nga sëndukët e pluhurosur dhe është rizbuluar Opus Magnusi i antisemitizmit: E gjithë përndjekja e hebrejve në gjysmën e parë të shekullit të 20-të bazohej në gjoja “protokollet e të urtit Sion” – që nga progromat në Rusi e deri tek vrasjet masive në kampet nacionalsocialiste të shfarosjes. Tani legjenda e një komploti ndërkombëtar të hebrejve është rikthyer, e cila gjoja duhet të ketë të njëjtat objektiva të vjetra: nxitjen e luftërave ekonomike, skllavërimin e njeriut të thjeshtë, shkatërrimin e vlerave kristiane dhe asgjësimin e identitetit të kombeve! Viktor Orban, Nigel Farage, aleatët e Marine Le Pen, Donald Trump dhe senatorë të ndryshëm republikanë, anëtarë të partisë gjermane AfD dhe të demokratëve suedezë i kanë veshur një petkt të ri gjoja kërcënimit hebraik. E janë pikërisht të njëjtat akuza, me të cilat u përball në Paris Alain Finkielkraut: “Franca na përket neve – dhe jo ty, ti çifut tradhëtar!”

Por nuk është fjala vetëm për turmën në rrugë. Kur foli për George Soros, eurodeputeti britanik dhe ish-kryetari i UKIP Nigel Farage përdori pothuajse të njëjtat fjalë si Henry Ford. Fabrikanti i sukseshëm i automobilëve në vitet 1920 dhe 1922 botoi një libër me disa volume, në shumë gjuhë: “Hebreu ndërkombëtar – problemi më emergjent i botës”. Sot sipas Farage, investitori hebre nga SHBA-ja, Soros “paraqet rrezikun më të madh për të gjithë botën perëndimore”. Paralajmërimi për kërcënimin nga hebreu ndërkombëtar u dëgjua qartazi.

Protokollet e të urtëve nga Brukseli

Qysh në vitet e kaluara asnjë fushatë tjetër antisemitiste nuk ka qenë me objektiva kaq evidente sa ajo e Viktor Orbanit kundër hebreut me origjinë hungareze George Soros. Por tani në fushatën për zgjedhjet europiane partia e Orbanit “Fidesz” shkon edhe më tej: Orban jo vetëm u bën thirrje zgjedhësve, që t’i japin një mandat partisë së tij dhe që ata ta mbrojnë Hungarinë prej kërcënimit hebre. Por madje tani partia e tij sulmon edhe atë që e paraqet si instrumentin e sundimit global në Hungari: Komisionin e Jean-Claude Junckerit. Në një pllakatë që të kujton karikaturat famëkeqe ndaj hebrejve nga kohët e shkuara, ngërdheshen Sorosi dhe Junckeri krah njeri-tjetrit. “Ti ke të drejtë të marrësh vesh, se çfarë planifikon Brukseli” është diçitura e kësaj fotografie. Orbani pra ndjek fare hapur një fushatë antisemitiste kundër BE-së, që e akuzon si një instrument të komplotit botëror hebre.

Prej javësh diskutohet nëse “Fidesz” ende duhet pranuar si pjesë e familjes së partive konservatore europiane, ku bën pjesë edhe Jean-Claude Juncker. Por çështja më emergjente është, nëse Hungaria në formën që ka sot vërtetë bën ende pjesë në BE?

Etiketa: Martin Gak


Ju sugjerojmë

Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…
Kryesore

Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…

21 Dhjetor, 2025 11:18 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Armë në makinë, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

21 Dhjetor, 2025 9:47 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

21 Dhjetor, 2025 9:45 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

21 Dhjetor, 2025 9:44 am
Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur
Kronikë

Aksident në Bradashesh, katër persona të plagosur

20 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Bota

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

20 Dhjetor, 2025 9:56 pm
Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat
Kryesore

Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit që të tërhiqen nga tenderat

20 Dhjetor, 2025 8:59 pm
Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!
Aktualitet

Lapaj shfaqet brenda Komisariatit të Policisë pas protestës: Më proceduan penalisht!

20 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri
Bota

Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri

20 Dhjetor, 2025 5:30 pm
Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm
Bota

Putin provokon Erdoganin/ Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm

20 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Para
Foto/ E vutë re gjestin “fyes” të Bebe Rexhës në klipin e ri?

Pas klipit me skena seksi, këngëtarja shqiptare nuk flet më me të atin

Vizita e Bashës në Vjenë zgjat pak, kthehet me urgjencë në Tiranë

Vizita e Bashës në Vjenë zgjat pak, kthehet me urgjencë në Tiranë

Mosbindja civile: E drejta kundër ligjit dhe rasti shqiptar

Mosbindja civile: E drejta kundër ligjit dhe rasti shqiptar
















TE FUNDIT

Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…

Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…
21 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Këshilli i Mandateve do ta shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda...

Lexo më shumë

Armë në makinë, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
21 Dhjetor, 2025

Një 35-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mirditës, pasi u kap duke qarkulluar e armatosur me armë zjarri...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
21 Dhjetor, 2025

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 22 nëntor 2023
21 Dhjetor, 2025

Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com