Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Anti-shpifje”/ Zyrtari amerikan: Në SHBA nuk jetojmë me frikën e fjalëve

2019/12/20 at 7:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Anti-shpifje”/ Zyrtari amerikan: Në SHBA nuk jetojmë me frikën e fjalëve

Liria e shtypit dhe paketa antishpifje, e miratuar para dy ditësh nga parlamenti me shumicë socialiste, ishte edhe sot në qendër të diskutimeve në Tiranë gjatë konferencës vjetore të Avokatit të Popullit, që iu kushtua lirisë e shprehjes dhe të drejtave të tjera të njeriut.

Paketa antishpifje u prit me kundërshtime të forta dhe polemika të shumta mes qeverisë Rama dhe organizatave vendase dhe ndërkombëtare të gazetarëve.

OSBE-ja dhe Komisioni Evropian ngritën shqetësime për amendamentet e reja. SHBA nuk janë shprehur deri tani publikisht për ligjin. Por i Ngarkuari me Punë i SHBA-vë në Shqipëri, Daniel Koski, në fjalën e sotme në konferencë e vuri theksin pikërisht tek rëndësia që ka liria e të shprehurit për një shoqëri demokratike, duke sjellë përvojën amerikane.

Në fjalën e tij, diplomati amerikan ndonëse nuk i permendi drejtpërdrejt ligjet e fundit për mediat, theksoi se në Shtetet e Bashkuara mbizotëron toleranca e mendimit ndryshe dhe jo kufizimi i të shprehurit.

“Ne amerikanët mbrojmë fjalën kritike, të çuditshme dhe fyese sepse toleranca është shenjë e forcës sonë. Duke lejuar fjalën fyese, përveç rasteve ekstreme, ne ngulim këmbë që shoqëria jonë të mos jetojë në frikën e fjalëve” – tha zoti Koski.

Po ashtu ai theksoi se përgjigja ndaj gjuhës së ulët dhe urrejtjes nuk duhet të jetë kufizImi i të shprehurit.

“Ne nuk mund ta pastrojmë shoqërinë nga fjalët e urrejtjes duke i shtypur ato. Ne besojmë se kundërshtimi më i mirë ndaj gjuhës së ulët dhe të urrejtjes është arsyetimi racional. Nëse gjuha e urrejtjes është helm – dhe është e tillë – arsyetimi është kundërhelmi” – tha diplomati amerikan, duke shtuar se “përgjigjja ndaj gjuhës së urrejtjes është kundër-arsyetimi racional, është të shprehurit më shumë, jo më pak – zgjidhja ndaj urrejtjes janë më shumë lapsa, jo goma”.

Ndërsa Presidenti Meta tha se liria e medias në Shqipëri është përkeqësuar ndjeshëm, gazetarët iu kthyen pas shumë vitesh protestave në mbrojtje të lirisë së shprehjes, sepse shqetësimet e tyre nuk dëgjohen, ndërsa shumë pronarë e drejtues mediash përfitojnë nga fondet publike.

“As media, as gazetarët dhe as pedagogët nuk janë armiqtë nga të cilët duhet të ruhemi, ndaj ata nuk mund të trajtohen si të tillë. Përkundrazi!” – tha zoti Meta.

Sipas tij, vitet e fundit kanë qenë të shumta rastet, kur roli dhe kontributi i medias në denoncimin e aferave korruptive dhe veprimtarive kriminale, me pasoja të rënda për shoqërinë dhe ekonominë e vendit, ka qenë thelbësor.

“Nevojitet ruajtja e një balance të kujdesshme ndërmjet luftës ndaj gjuhës së urrejtjes dhe mbrojtjes së lirisë së shprehjes. Kufizimet ndaj gjuhës së urrejtjes nuk duhet të keqpërdoren me qëllim mbytjen e kritikës ndaj qeverisjes, e bindjes së ndryshme politike, e përkatësisë së besimit fetar, e kërkesës për llogaridhënie.” – tha Presidenti Meta.

Si në fjalimin e sotëm edhe në deklarime të mëparshme, presidenti Meta ka lënë të kuptohet se mund të kthejë pas në parlament për rishqyrtim paketën e ligjeve antishpifje.

Ndërsa kryeministri Rama deklaroi që edhe nëse presidenti Meta e kthen ligjet prapa, shumica socialiste do ti rimiratojë menjëherë, duke u përpjekur të mbyllë debatet mbi këto ligje, të cilat shumica e organizatave të gazetarëve i shohin si hapjen e periudhe të re censure dhe autocensure dhe dënime dhe mbyllje mediash./ Burimi: VOA

Ju sugjerojmë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogani akuzon Izraelin se po përdor druzët për t’u zgjeruar në Siri

17 Korrik, 2025 8:26 pm
Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima
Bota

Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima

17 Korrik, 2025 8:04 pm
Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë
Bota

Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë

17 Korrik, 2025 7:43 pm
Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet..
Rajoni

Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet..

17 Korrik, 2025 7:30 pm
Spiropali në Turqi, kryeparlametarja nderon Mustafa Qemal Atatürkun
Politikë

Spiropali në Turqi, kryeparlametarja nderon Mustafa Qemal Atatürkun

17 Korrik, 2025 7:12 pm
Kush janë druzët dhe pse i mbron Izraeli?
Bota

Kush janë druzët dhe pse i mbron Izraeli?

17 Korrik, 2025 6:45 pm
Plagosja e dyfishtë në Sarandë, policia shpall në kërkim dy vëllezërit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Sarandë, policia shpall në kërkim dy vëllezërit

17 Korrik, 2025 6:21 pm
Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Gonxhja: 150 aplikime për njohjen e sigurimeve
Politikë

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Gonxhja: 150 aplikime për njohjen e sigurimeve

17 Korrik, 2025 5:51 pm
Britani/ Ndryshime në sistemin zgjedhor, e drejta e votës ulet në moshën 16 vjeç!
Bota

Britani/ Ndryshime në sistemin zgjedhor, e drejta e votës ulet në moshën 16 vjeç!

17 Korrik, 2025 5:39 pm
Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit
Rajoni

Osmani: Në maj morëm informacione për veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën

17 Korrik, 2025 5:10 pm
Para
Vuçiç në Tiranë/ Ish-deputeti i PD: Akt i pastër antikombëtar

Vuçiç në Tiranë/ Ish-deputeti i PD: Akt i pastër antikombëtar

Twitter fshin mijëra llogari me origjinë nga Arabia Saudite

Twitter fshin mijëra llogari me origjinë nga Arabia Saudite

Meta takon djalin e George Soros, zbulohet çfarë diskutuan

Meta takon djalin e George Soros, zbulohet çfarë diskutuan

TE FUNDIT

Erdogani akuzon Izraelin se po përdor druzët për t’u zgjeruar në Siri

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
17 Korrik, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve...

Lexo më shumë

Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima

Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima
17 Korrik, 2025

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një qendër tregtare pesëkatëshe në qytetin juglindor të Kutit, rreth 160 kilometra...

Lexo më shumë

Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë

Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë
17 Korrik, 2025

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka nënshkruar një traktat me kancelarin gjerman Friedrich Merz, i cili përfshin përpjekje për të ndaluar...

Lexo më shumë

Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet..

Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet..
17 Korrik, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në javën e ardhshme, nëse Kuvendi i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com