Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Anti-shpifja”/ Meta thirrje qeverisë: Hiq dorë nga modeli i Lukashenkos

2020/09/13 at 11:36 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas viktimës së parë nga koronavirusi, Basha dhe Meta bëjnë apelin e fortë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përsëri për ligjin “Anti-shpifje”. Meta shprehet se solidarizohem me shqetësimin e organizatave të gazetarëve, duke thënë se ky ligj censuron median.


Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Meta ka renditur të gjitha pikat me të cilat ky ligj bie në kundërshtim, ndërsa thekson se qeveria nuk respekton opinionin e Komisionit të Venecias dhe po përpiqet të miratojë këtë ligj në Kuvend.

Ndër të tjera presidenti shkruan; “I bëj thirrje të fortë Qeverisë dhe Kuvendit njëpartiak të tërhiqet nga modeli i neveritshëm i Lukashenkos për censurën në media dhe të mos vijojë në errësirë me planet për të vënë në fuqi një ligj që bie ndesh qartazi me Kushtetutën dhe Opinionin e Komisionit të Venecias.”

Reagimi

Solidarizohem me shqetësimin e organizatave të gazetarëve për riaktivizimin e përpjekjeve për të miratuar sërish një ligj për censurën e medias, në mungesë transparence dhe pa marrë parasysh opinionin e Komisionit të Venecias, që konfirmoi qëndrimin e drejtë që kam shprehur me dekrete për mos pranimin e paketës antikushtetuese “anti-shpifje” të qeverisë.

Sipas përfaqësuesve të organizatave të gazetarëve: “Autoritete të larta të shumicës në qeveri kanë urdhëruar që ky ligj duhet bërë shpejt. Kjo duket qartë që është kopje e së njëjtës përpjekje flagrante e qeverisë për të goditur mediat. Dyshimet janë shumë të forta që ligji ka vetëm një qëllim brenda vetes: të godasë, intimidojë dhe të mbyllë gojën e mediave kritike”.

Risjell në vëmendje se këto ligje jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:
?– Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;
?– Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;
?– Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;
?– Nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut;
?- Nuk janë në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)

I bëj thirrje të fortë Qeverisë dhe Kuvendit njëpartiak të tërhiqet nga MODELI I NEVERITSHËM LUKASHENKO për censurën në media dhe të mos vijojë në errësirë me planet për të vënë në fuqi një ligj që bie ndesh qartazi me Kushtetutën dhe Opinionin e Komisionit të Venecias.

Si Presidenti i Republikës kam folur qartë kundër këtyre iniciativave edhe me Dekretin Nr.11413, datë 11 janar 2020, që nuk duhet të vazhdojë të mbahet i fshehur në sirtarët e Kuvendit, por duhet pranuar menjëherë.

Liria dhe pavarësia e medias është një nga kushtet kryesore të Bashkimit Europian dhe pa garantuar lirinë e shprehjes nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim.

Duke risjellë në vëmendje përkeqësimin në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias të bërë publik në raportin vjetor të “Reporterëve pa Kufij”; Qëndrimet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, konkluzionet e “Freedom House”, Raportin e Qendrës për Pluralizëm dhe Liri Mediatike, si edhe shqetësimet e bëra publike nga organizatat më prestigjoze botërore e europiane të gazetarëve për hapat pas që vendi ynë ka shënuar sa i përket lirisë së medias, garantoj se do të jem përherë në krah të gazetarëve të pavarur e kurajozë për të mos lejuar kurrë instalimin e MODELIT TË NEVERITSHËM LUKASHENKO në Shqipëri.

Duke shprehur solidaritetin më të fortë me të gjithë gazetarët që janë në një presion brutal nga të gjitha drejtimet, përsëris edhe një herë thirrjen, ftesën dhe angazhimin tim të sinqertë për të themeluar së bashku një media transparente, ku çdo shqiptar të jetë aksioner, për përmbysjen njëherë e mirë të regjimit të neveritshëm që synohet të instalohet në media./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Kryesore

‘Lista e Hapur’/ Celibashi: S’lejojmë ‘trafikimin’ e votave për kandidatët

13 Maj, 2025 1:13 pm
Ndarja e votës nga Greqia, KAS tërhiqet për vendim
Aktualitet

Ndarja e votës nga Greqia, KAS tërhiqet për vendim

13 Maj, 2025 1:03 pm
Rama në selinë e PS/ Nuk komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të mbarojnë një herë!
Aktualitet

Rama në selinë e PS/ Nuk komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të mbarojnë një herë!

13 Maj, 2025 1:00 pm
Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës
Kryesore

Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës

13 Maj, 2025 12:46 pm
Jorida Tabaku: OSBE foli, ne nuk dimë të bëjmë zgjedhje!
Aktualitet

Jorida Tabaku: OSBE foli, ne nuk dimë të bëjmë zgjedhje!

13 Maj, 2025 12:40 pm
Votat e Greqisë/PS ankimon vendimin e Celibashit:Të vijojë numërimi!PD: S’kërkuam…
Aktualitet

Votat e Greqisë/PS ankimon vendimin e Celibashit:Të vijojë numërimi!PD: S’kërkuam…

13 Maj, 2025 12:36 pm
43 deputetë nga lista e hapur në Kuvend
Kryesore

43 deputetë nga lista e hapur në Kuvend

13 Maj, 2025 12:31 pm
Akuza për sulm seksual, dënohet me burg aktori francez Gérard Depardieu
Bota

Akuza për sulm seksual, dënohet me burg aktori francez Gérard Depardieu

13 Maj, 2025 12:19 pm
PS-ja në avantazh, PD-ja e rezervuar dhe në heshtje
Kryesore

PS-ja në avantazh, PD-ja e rezervuar dhe në heshtje

13 Maj, 2025 12:16 pm
“Sa me sy të keq na shohin mor aman!”, Rama nga Durrësi: Nëse nuk do të ishim ne në qeveri, harrojeni që do kishit marrë shtëpi të reja pas tërmetit
Aktualitet

PS udhëheq, ja kur pritet dalja e parë pas zgjedhjeve e Kryeministrit Rama

13 Maj, 2025 12:02 pm
Para
PD publikon emrat: Policia nën drejtimin e ish-Sigurimit të Shtetit

PD publikon emrat: Policia nën drejtimin e ish-Sigurimit të Shtetit

Emri/ I infektuar me COVID-19, humb jetën kirurgu i Sanatoriumit

Emri/ I infektuar me COVID-19, humb jetën kirurgu i Sanatoriumit

Denoncimi i PD, Rama reagon për rastin e Manjola Cakonit: Abuzim me…

Denoncimi i PD, Rama reagon për rastin e Manjola Cakonit: Abuzim me...
















TE FUNDIT

‘Lista e Hapur’/ Celibashi: S’lejojmë ‘trafikimin’ e votave për kandidatët

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
13 Maj, 2025

Nisur nga disa shqetësime për integritetin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë në “Listën e Hapur”,  ka reaguar...

Lexo më shumë

Ndarja e votës nga Greqia, KAS tërhiqet për vendim

Ndarja e votës nga Greqia, KAS tërhiqet për vendim
13 Maj, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ në një seancë publike pasi dëgjoi pretendimet e palëve në mbledhjen e sotme...

Lexo më shumë

Rama në selinë e PS/ Nuk komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të mbarojnë një herë!

Rama në selinë e PS/ Nuk komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të mbarojnë një herë!
13 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në selinë e Partisë Socialiste paraditen e kësaj të marte. Para hyrjes së selisë, Rama...

Lexo më shumë

Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës

Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës
13 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në këto zgjedhje, Taulant Balla në një intervistë për gazetarin e Klan News, Enkel Xhangoli...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com