Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Anti-KÇK-ja”/Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Në kundërshtim me Kushtetutën

2020/01/31 at 8:07 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Anti-KÇK-ja”/Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Në kundërshtim me Kushtetutën

Miratimi me akt normativ me fuqinë e ligjit të paketës ligjore ‘anti-KÇK’ ka cënuar parime të rëndësishme kushtetuese sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Organizata që vepron për respektimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e shtetit të së drejtës, ka reaguar pas miratimit nga qeveria të paketës “Anti-KÇK”.

Sipas tyre ky akt normativ ka probleme me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë. Miratimi i paketës me procedurë të përshpejtuar bie në kundërshtim me nenin 28 të Rregullores së Kuvendit.

“Sipas nenit 28 të Rregullores së Kuvendit nuk lejohet procedura e përshpejtuar e projektligjeve të parashikuara nga neni 81 pika 2 e Kushtetutës, pra ligje që kërkojnë miratimin me shumicë të cilësuar prej të paktën 3/5 e deputetëve. Shtesat ose ndryshimet ligjore që mendohen t’u bëhen disa prej ligjeve të përmendura më lart me aktin normativ, janë miratuar me votim të cilësuar dmth në bazë të nenit 81 pika 2 e Kushtetutës”

Nisma “anti-KÇK”, sic ka paralajmëruar kryeministri Rama do të ketë në fokus edhe goditjen e gjyqtarëve që sipas tij japin vendime në kundërshtim me ligjin. Por KSHH tërheq vëmendjen në këtë pikë duke rikujtuar vendimin nr. 11 të Gjykatës Kushtetuese të datës 02.04.2008 ku midis të tjerave thuhet “se gjykata çmon se mundësia e fillimit të ndjekje penale ndaj një gjyqtari për dhënien e një vendimi përfundimtar ndërkohë që vendimi mund të shqyrtohet nga një gjykatë më e lartë, krijon një presion të papërshtatshëm ndaj gjyqtarit, çka do të dëmtonte dhënien e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut” dhe më poshtë “vendimet e një gjyqtari kundërshtohen vetëm në një gjykatë më të lartë dhe asnjë organ tjetër nuk mund të vlerësojë ligjshmërinë dhe bazueshmërinë e vendimit gjyqësor derisa ato nuk janë ndryshuar ose prishur sipas ligjit”.

Ata theksojnë gjithashtu se hetimi i punës së gjyqtarëve sipas Reformës në Drejtësi është kompetencë vetëm e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe jo e KLGJ, KLP.

“Sipas nenit 147/d të Kushtetutës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës ndër të tjerash për verifikimin e ankesave, dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve, prokurorëve. Kjo normë kushtetuese konkretizohet edhe në ligjin 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” të ndryshuar. Gjykata Kushtetuese ka elaboruar në vendimet e saj standartin se atributet që Kushtetuta i ka caktuar një organi, nuk mund ti jepen një organi tjetër (shih vendimin nr. 78 datë 12.12.2017 i Gjykatës Kushtetuese)
Sipas neneve 147/a dhe 149/a të Kushtetutës, përkatësisht Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Larte i Prokurorisë nuk kanë kompetencë të fillojnë hetimin gjyqësor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve
.”, shkruhet në regimin e tyre.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i kujton qeverisë se për këtë akt normativ më datën 6 dhjetor 2019 kanë reaguar 21 organizata të shoqërisë civile por me miratimin e sotëm, thirrjet e tyre për gjithëpërfshirje në diskutimin e saj nuk janë marrë parasysh.

“Organizatat vendase të shoqërisë civile janë kufizuar deri më sot nga e drejta për tu njohur me përmbajtjen e kësaj pakete, çka cenon parimet e një qeverisje të hapur, transparente dhe llogaridhënëse. Duke mos patur mundësi të shprehemi për tekstin e ndërhyrjeve të propozuara, referuar deklaratës të Ministres së Drejtësisë tërheqim vëmendjen për disa shkelje të cilat krijojnë probleme, nga pikëpamja formale dhe substanciale, lidhur me ligjshmërinë por edhe kushtetutshmërinë e saj”. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
Kryesore

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

17 Qershor, 2025 10:59 pm
Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
Bota

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

17 Qershor, 2025 10:48 pm
DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
Bota

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

17 Qershor, 2025 9:58 pm
Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
Bota

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

17 Qershor, 2025 9:52 pm
“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
Aktualitet

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor, 2025 9:26 pm
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

17 Qershor, 2025 9:06 pm
Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 Qershor, 2025 8:47 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
Para
Paketa Anti-KÇK e qeverisë kthehet në ligj pa e lexuar askush

Paketa Anti-KÇK e qeverisë kthehet në ligj pa e lexuar askush

Njeriu kundërshtues

Njeriu kundërshtues

Shtohen dyshimet për lidhjen e re të Rihannës

Shtohen dyshimet për lidhjen e re të Rihannës

TE FUNDIT

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
17 Qershor, 2025

Shpesh herë kur na komplimentojnë për diçka, sidomos për nga dashamirësia dhe ëmbëlsia jonë, ne shqiptarët themi “jemi të ëmbël...

Lexo më shumë

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
17 Qershor, 2025

Kompania teknologjike Meta ka reaguar zyrtarisht pas thirrjes së qeverisë iraniane drejtuar qytetarëve që të fshijnë aplikacionin WhatsApp nga telefonat...

Lexo më shumë

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
17 Qershor, 2025

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan...

Lexo më shumë

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
17 Qershor, 2025

Zyrtari më i lartë financiar i qytetit të Nju Jorkut, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com