Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka bllokuar 1.6 milionë litra gaz të lëngshëm pasi subjekti që i tregtonte është konstatuar me shmangie cilësore, shmangie të procedurave dhe detyrime ndaj shtetit.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta, tha se “në planin operacional strukturat tona kanë shkëmbyer informacion paraprak në fushën e hidrokarbureve ku kemi konstatuar një subjekt që operonte në fushën e tregtimit të gazit të lëngshëm natyror, i cili përveç parametrave cilësorë dhe teknikë kishte mangësi edhe ne deklarimin e detyrimeve fiskale”.
“”Subjekti ka hedhur në qarkullim 1,6 milion litra gaz natyror të lëngshëm dhe pa paguar detyrimet e akcizës. Në total detyrimi i munguar dhe penalitetit i vendosur ndaj këtij subjekti arrin shifrën prej 38 milionë lekësh , ose përafërsisht 350 mijë euro. Strukturat tona në bashkëpunim me ISHTI vijojnë të jenë në terren duke kontrolluar dhe bere analiza paraprake për çdo subjekt që ushtron veprimtarinë në fushën e hidrokarbureve”, – nënvizoi Gjokuta.
Kreu i Doganave i bën thirrje të gjitha subjekteve të marrin masat në mënyrë që të deklarojnë gjendjen e produkteve të tyre në magazinat fiskle, pasi brenda fundit të vitit ashtu siç parashikon plani operacional do të kontrollohen të gjitha magazinat fiskale e doganore. /Opinion.al