Sport

Anthony Joshua ‘hakëmerret’ ndaj Andy Ruiz


               Publikuar në : 23:11 - 07/12/19 |
Al Do

Anthony Joshua ka fituar ndeshjen kundër Andy Ruiz Jr.

Britaniku është ‘hakmarrë’ ndaj Ruiz pas humbjes 6 muaj më parë në Madison Square Garden.

Kjo ka bërë që ai të rimarrë titujt kampion për peshat e rënda në WBA (Super), IBF, WBO dhe IBO.

‘Clash of the Dunes’ u quajt ndeshja e dytë mes Ruiz dhe Joshua. Të dy boksierët dhuruan spektakël duke shkëmbyer grushta që prej raundit të parë.

Ndeshja zgjati 12 raunde dhe Joshua fitoi me vendim unanim me pikë

Ruiz tregoi se fitorja e tij në ndeshjen e parë nuk ishte rastësi pasi në mënyrë konstante ishte një rrezik ndaj shtatlartit britanik. Por megjithatë meksikani mori më shumë goditje dhe strategjia e tij dukej se ishte për të përfituar nga një gabim i kundërshtarit. /Opinion.al

Pas