Tashmë është e mundur që edhe një avion me pasagjerë të ulet në Antarktidë. Një avion Boeing 757 është avioni i parë me pasagjerë që është ulur në Union Glacier, megjithëse avionë ushtarakët janë ulur shumë herë në këtë pistë të akullt të Antarktidës
Avioni i linjës ajrore Loftleidir Icelandic është ulur në kontinentin e Polit të Jugut duke i sjellë turistët më afër se kurrë.
Pista me akullin blu formohet kur bora bie mbi akullnajë, dhe pasi ngjeshet kristalizohet.
Sipas një deklarate të bërë nga kompania ulja e avionit të enjten e kaluar u bë për të testuar aftësinë e mjetit ajror për të zbritur në një pistë të tillë.
Zakonisht kur avionët mbërrijnë nga Kili në Union Glacier mbajnë në bord vetëm ngarkesa dhe staf të reduktuar.