Pavarësisht bisedimeve të shumëpërfolura Lionel Messi nuk arriti një marrëveshje për t’u rikthyer tek Barcelona, duke vendosur që karrierën ta vazhdonte në SHBA tek skuadra e Inter Miamit.
Jorge Messi dhe Laporta patën bisedime produktive shumë pranë finalizimit të marrëveshjes por rikthimin e superyllit argjentinas por kjo gjë nuk ndodhi.
Blaugranët nuk arritën që ta ulnin kufirin e pagave, ndërsa prej arsyeve ishte refuzimi i Ansu Fatit që të largohej nga Camp Nou.
Xavi nuk llogarit në shërbimet e 20-vjeçarit, për të cilin kanë shprehur interesim klube, si Tottenham Hotspur, Manchester United, Bayern Munich e Paris Saint-Germain.
Mirëpo, sipas Mundo Deportivo, futbollisti i cili ka kontratë deri në vitin 2027, nuk dëshiron të largohet, ashtu që nuk ka pasur hapësirë në listën e pagave për kampionin e botës.
Vlera e tanishme e Fatit – që dikur cilësohej si pasues i Messit – sipas Transfermarkt, është rreth 35 milionë euro, megjithatë ai ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Camp Nou.