Aktualitet

‘Anonymus Albania’ bllokon faqen zyrtare të AMA-s


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:31 - 18/12/19 |
Al Do

Ueb sajti zyrtar i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) është bllokuar.

Faqja është jashtë përdorimit pas një sulmi kibernetik të grupit Anonymus Albania të cilët kanë marrë përgjegjësi për të.

Sipas në postimi në Facebook, Anonymus Albania ka bllokuar faqen e AMA-s si kundërpërgjigje për kompetencat e reja që fiton ky institucion pas miratimit të projektligjeve që ndryshojnë ligjin e medias.

Autoriteti Mediave Audiovizive (AMA) është sulmuar nga ne sepse AMA pretendon se ka të drejtën të mbyllë mediat edhe ti gjobisë ato. por AMA s’ka asnjë të drejtë të bllokoj faqet online në internet apo edhe të gjobisë ato. AMA s’ka të drejtë të ndaloj lirin e fjalës, sepse Shqipëria është një shtet demokratik! Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të tërhiqet nga kjo padrejtësi që po bën qeveria duke kërcënuar gazetarët. Anonymous Albania do të mbrojë lirin e fjalës dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri.”, shkruan ky grup në Facebook.

Ky është sulmi i dytë që ka ndërmarrë Anonymus Albania pasi pak kohë më parë bllokoi faqen e AKEP pasi u mbyllën faqet e disa mediave elektronike. /Opinion.al

Pas