Anna është një prej vajzave më të komentuara në showbiz, e cila merr vëmendje të madhe nga batutat e saj që shkaktojnë shumë të qeshura në publik.
E ftuar në emisionin e Rudinës, ajo ka treguar se është munduar të tregojë aftësitë e saj që njerëzit të mos thonin që është pjesë e shfaqjes pasi ka lidhje familjare me regjisoren.
Gjithashtu Anna zbuloi se në skenar kishte rol që të qëllonte Gentin, të cilit i kërkoi falje publikisht për goditjet e forta.
Në një instert të shkurtër, aktori foli pikërisht për këtë gjë duke thënë se Anna është aktore shumë e mirë, si dhe konfirmoi se e ka dorën e rëndë.
“Nuk e prisja që të më thonte gjithë këto fjalë të mira dhe pse e kam rrahur gjithë kohën”, tha bukuroshja e përlotur.