Lajmi që Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova sollën në jetë binjakët e tyre ishte befasues për të gjithë, pasi çifti e kishte mbajtur sekret shtatzëninë. Ata gjithmonë kanë qenë të rezervuar për jetën e tyre personale dhe si të tillë as nuk e prisnim që të na prezantonin me bebushat e tyre.
Ata postuan secili nga një foto me njërin prej binjakëve duke i vendosur të njëjtin përshkrim “drita e diellit tim”. Lucy dhe Nicholas janë vajza dhe djali i çiftit të cilët sot na surprizuan të gjithëve duke pozuar si dy ëngjëj me mamin dhe babin.
Është e vështirë të kuptosh se cila është Lucy dhe cili është Nicholas pasi të dy janë shumë të vegjël, dhe çifti nuk i ka prezantuar, mirëpo e rëndësishme është që sapo ja pamë fytyrën./Opinion.al