Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ankthi gjithnjë e më në rritje, cilat janë 7 hapat për ta reduktuar atë

2019/07/27 at 7:41 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ankthi gjithnjë e më në rritje, cilat janë 7 hapat për ta reduktuar atë

Çrregullimet e ankthit, janë grupi më i zakonshëm i çrregullimeve psikologjike dhe sipas OBSH niveli i ankthit është gjithnjë e më rritje, duke prekur dhe fëmijët.


Ja cilat janë 7 hapat që “Psychology Today”  iu këshillon që të ndiqni për të zhdukur ankthin që ju rrethon.

Bëni nga një gjë ndryshe çdo ditë, pa ndonjë arsye speficifike

Kjo është këshilla që jepte Uilliam Xhejms, një nga themeluesit e psikologjisë amerikane, në librin e tij të vitit 1890 “Zakoni”. Ajo është ende e zbatueshme edhe më shumë se 100 vjet më vonë. Një nga këto gjëra ndryshe, mund të jetë bërja dush me ujë më të ftohtë se zakonisht, parkimi i makinës paksa më tej hyrjes së dyqanit, në mënyrë që të detyrohesh të ecësh në shi, ose të tolerosh urinë për 15 minuta më shumë se sa zakonisht, para se të hash.

Lejojeni partnerin apo fëmijën tuaj, të bëjë diçka që zakonisht ju bën të mos ndiheni rehat.

Hani vetëm në një restorant, apo shihni vetë një film në shtëpi, përtej masave të përbashkëta të sigurisë, vini se re prirja juaj për të protestuar diskutuar apo ndaluar diçka, rrjedh nga ankthi dhe shqetësimi juaj. Prandaj, për disa orë lërini gjërat në rrjedhën e tyre spontane. Do të ndiheni jo vetëm më pak të shqetësuar në planin afatgjatë, por ndoshta do të përmirësoni marrëdhëniet tuaja, dhe të stimulojë qëndrueshmërinë tek fëmijët tuaj.

Mos shmangni lajmet mbi vdekjen

Një nga psikologët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Rollo May, ka folur shumë mbi ankthin ekzistencial, frikën nga vdekja me të cilën janë të detyruar të jetojnë të gjithë njerëzit. Ai theksoi se ajo që përcakton nëse do të prekemi apo ajo nga një ankth problematik, është mënyra si ne merremi me faktin se të gjithë një ditë do të pushojmë së ekzistuari (të paktën në të njëjtën formë si tani kur jemi gjallë).

Nëse ne “shkatërrohemi” psikologjikisht nën peshën e frikës nga vdekja, dhe paralizohemi nga ajo, ka të ngjarë që të zhvillojmë çrregullimet e ankthit. Nëse e pranojmë këtë frikë, dhe jemi të motivuar ta jetojmë çdo ditë si të ishte fundit, nuk do te kemi probleme.

Kujtoi vetes se jemi në këtë Tokë për një kohë të kufizuar, ndaj nuk ka kohë për të humbur. Mos i shmangni funeralet, përmendoret, varrezat, leximin e nekrologjive, apo të shikuarit e filmave që trajtojnë temën e vdekjen. Sikurse shkroi Randi Paush në librin e tij bestseller “Leksioni i fundit”, mos prisni derisa të diagnostikoheni me ndonjë sëmundje të pashërueshme “për të shijuar momentin”.

Kur diçka ju mërzit në një marrëdhënie, thuajeni sa më shpejt që të jetë e mundur

Ne përgjithësi, ne njerëzve nuk na tërheqin “binjakët” tanë psikologjikë, prandaj njerëzit që lidhemi dhe më pas martohemi, kanë gjasa të jenë ndryshe nga ne. Dhe kjo është diçka normale. Po e tillë është edhe pasja e mendimeve të ndryshme mbi një sërë temash, si për nevojat, preferencat dhe temperamentin.

Një shenjë dalluese e një marrëdhënieje të mirë, nuk është mungesa e diskutimeve apo mosmarrëveshjeve, por mënyra se si i menaxhoni ato. Prandaj flisni, edhe nëse kjo ju bën ndonjëherë të ndiheni në siklet. Sa më shpejt që ta thoni diçka që ju shqetëson, ju brengos ose ju lëndon, aq më e lartë është mundësia që ju mund ta diskutoni atë në një mënyrë konstruktive dhe më të ulëta do të jenë shanset që ankthi juaj të mbërrijë kulmin.

Provoni gjëra të reja, edhe nëse kjo do të thotë të shkoni përtej zonës tuaj të rehatisë

Disa njerëz janë më të hapur të provojnë ushqime të reja, të udhëtojnë në vende të reja, apo të eksperimentojnë me aktivitete të reja. Për të tjerët, këto mund të ngjallin shumë frikë. Këta të fundit e pëlqejnë pasigurinë dhe të panjohurën, ndaj përpiqen që ta shmangin atë sa më shumë që të jetë e mundur. Por, vetëm duke pranuar frikën nga pasigurisë, dhe duke e shtyrë veten me butësi përtej zonës sonë të rehatisë, ne mund të shmagim ankthin afatgjatë.

Mjaft duke qenë “të zënë” në çdo moment, shihni atë që ndodh

Nuk ka nevojë që të jeni të fiksuar pas punës, për të pranuar se nganjëherë e mbajmë veten shumë të zënë në mënyrë që të mos merremi me mendimet dhe ndjenjat tona. Kjo është një frikë e vjetër, por interneti e ka bërë pafundësisht më të lehtë, të mos qënit kurrë i qetë. Në librin e saj të ri, Xheni Odell, përpiqet të na mësojë “si të mos bëjmë asgjë”.

Të paktën për pak kohë. Duke i lejuar të shfaqen emocionet, imazhet, kujtimet dhe ndjesitë fizike gjatë këtyre momenteve, ne mund të mësojmë ngadalë që t’i pranojmë ato pa gjykim. Ndoshta, vëzhgimi i mendjes dhe i trupit tonë nuk është aq i frikshëm sa duket. Dhe ndoshta, mund të mësojmë edhe diçka të dobishme për veten tonë.

Kaloni kohë në natyrë, duke përfshirë edhe ushtrimet fizike

Kontakti i domosdoshëm me natyrën, i ka mbrojtur njerëzit nga ankthi problematik në shumë mënyra. Ne, mund të nxjerrim shumë justifikime për të mos dalë në natyrë. Aty mund të ketë insekte, terreni i papërshtatshëm, moti i paparashikueshëm, kafshët e rrezikshme, shumë ose pak diell, terreni baltë etj.

Gjithashtu, mund të kemi frikë se jemi shumë larg “qytetërimit”, në rast se kemi nevojë për ndihmë. Është koha të përballeni me këto frikëra që keni në kokë, dhe të hyni në natyrë. Për disa, kjo do të thotë të shkosh në parkun e afërt. Për të tjerët, udhëtime në vende turistike më të largëta. Pavarësisht hapave të vogla dhe të mëdha, ato do të thyejnë zakonin e mëparshëm, dhe do të na vendosin në kontakt me burimet e shëndetit të mirë fizik dhe mendor./Opinion.al

 

Etiketa: ankthhapapsikologji


Ju sugjerojmë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

5 Tetor, 2025 1:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Para
Basha: Të ndalim zbrazjen e vendit, projektin më të zi të Edi Ramës

Basha: Të ndalim zbrazjen e vendit, projektin më të zi të Edi Ramës

Kapet trafikanti i klandestinëve, 6 sirianë në makinë

Kapet trafikanti i klandestinëve, 6 sirianë në makinë

Aksident në rrugën Përrenjas- Qafë Thanë, plagoset 28-vjeçari

Makina përfundon në kanal, plagoset shoferja me nënën dhe 2 fëmijët e saj
















TE FUNDIT

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
5 Tetor, 2025

Ka përfunduar me përplasjen e 7 automjeteve dhe një motori ndjekja e 31-vjeçarit Imer Krrashi nga ana e forcave ‘Shqiponja’....

Lexo më shumë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
5 Tetor, 2025

Një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona në zonën e Saukut, ku mësohet se nga përplasja janë...

Lexo më shumë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
5 Tetor, 2025

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga...

Lexo më shumë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com