Te Fundit

Ankimimi për Durrësin,PD:Drejtorët që u përfshinë në shit-blerjen e votave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:47 - 24/05/21 |
Opi Nion

Ka nisur sot në KAS shqyrtimi i ankesave të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, që kërkojnë shpalljen e pavflefshme të zgjedhjeve në qarkun e Durrësit.

Gjatë fjalës së tij përfaqësuesi ligjor i PD në KAS, Marash Logu tha se në një material prej 57 faqesh, “janë të gjitha ato që ne kemi konsideruar shkelje të rënda të ligjit që për ne çojnë në pavlefshmëri të zgjedhjeve e përsëritjen e tyre”.

Logu foli me emra, duke thënë se kush janë personat që kanë bërë shit-blerje votash në qarkun e Durrësit.

“Në datën 16 prill 2021 PD ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtetasin Ardian Çela, shtetasin Roni Shqopa drejtues i AKU Durrës, Alfred Mullaraj, kryetar i Këshillit të qarkut Durrës, Ledion Lako, drejtor i agjencisë kombëtare të bregdetit, Alban Çela zv.drejtor i përgjithshëm te Tatimet, Spartak Kovaçi, drejtor UKT sh.a., shtetasin Ardian Iljazi, drejtor shërbimesh në bashkinë Durrës, Arben Isaku, drejtor juridik, drejtor juridik në bashkinë Durrës, Emiljan Jani, drejtor i shërbimeve të Transportit Rrugor, Ermal Ponari, jurist në bashkinë Durrës përgjegjës për Zyrën e Rindërtimit, Joland Mustafaraj, drejtor i rezidencave qeveritare Durrës, Eljon Jani, jurist pranë Autoritetit Portual Durrës, Geran Ceka, kancelar i Universitetit të Durrësit, Petrit Ismailadi drejtor i shërbimit social shtetëror, Agim Karaj, drejtori i Formimit Profesional Durrës,  Soren Deda Njala nëpunës i bashkisë Durrës, Densi Shkodra, punonjës i OSHEE-së, Elvis Pingili përgjegjës i ASHK-së, Dorian Baba, drejtori i OSHEE-së Sukth, Indrit Cerloi, drejtori i ISHS-së Durrës, Ruzhdi Murtini punonjës i OSHEE-së, Albert Bugaci, administrator i njësisë administrative Rrashbull, Mariglen Mullai, Feta Mata, Rradon Qerreti, Ilir Lleshi, Edlir Topçiu, Oliver Xhamuca, Bledar Metalla, Edlir Topçiu, Gëzim Prenga, Gerald Dauti, Agron Haxhia, Zakarel Zake, Redjan Kalastra, Jurgens Zaza, Kastriot Xhangoli, Ermal Kapllani, Fred Duli, Denis Gjoni, Suljeman Ibrahimi, Mand Cerri, Ed Cerri dhe Xhemo Sula, të gjithë këta persona të skeduar për veprimtari kriminale dhe të përfshirë në shit-blerjen e votave në qarkun e Durrësit”, u shpreh Logu në KAS.

Kujtojmë se KAS më herët ka shqyrtuar ankimimet për qarkun e Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës./Opinion.al

Pas