Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anketa kombëtare: Ekonomia dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të qytetarëve

2023/04/12 at 9:42 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Anketa kombëtare: Ekonomia dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të qytetarëve

Në Tiranë, Instituti Republikan Ndërkombëtar sapo ka publikuar një anketim, nga del se pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë renditën shtrenjtimin e jetesës dhe korrupsionin si shqetësimet e tyre më të mëdha. Ata shprehen se demokracia shqiptare nuk ka përparuar sa duhet, dhe se janë të shqetësuar për emigrimin e shtuar kohët e fundit.


Zëri i Amerikës: Zoti Fluharty! Instituti Republikan Ndërkombëtar sapo ka publikuar një anketim të opinionit publik në Shqipëri mbi shqetësimet kryesore, që kanë qytetarët përpara zgjedhjeve vendore. Cilën do të veçonit ju si gjetjen kryesore, që iu ka bërë më shumë përshtypje?

John Fluharty: Para të gjithash, falemnderit dhe është kënaqësi të jem me Zërin e Amerikës. E vlerësoj këtë mundësi. Instituti Republikan Ndërkombëtar ka kryer anketimin e parë kombëtar këtu në Shqipëri në fund të janarit dhe nga fillimi i shkurtit. Ne po pyesim njerëzit se çfarë mendojnë për çështje në nivel kombëtar dhe për zgjedhjet vendore. Nga anketimi doli se qytetarët janë të shqetësuar për punësimin, ekonominë, si dhe mbi përgjegjësitë që kanë qeveria dhe partitë për nevojat e tyre. Korrupsioni është shqetësim kryesor për qytetarët shqiptarë. Mendimi im mbi gjetjet kryesore është se njerëzit ndjehen të bllokuar; ata shqetësohen për ekonominë dhe korrupsionin si dhe për ata që shërbejnë në qeveri dhe nëpër partitë politike, por nga ana tjetër kërkojnë po prej tyre që të gjejnë dhe ofrojnë zgjidhjet e problemeve. Edhe përgjegjësitë edhe zgjidhjet ata i shohin tek politikanët. Pra, qytetarët mbështesin demokracinë dhe kjo ka shumë rëndësi.

Zëri i Amerikës: Zoti Fluharty! Në qendër të vëmendjes së qytetarëve janë korrupsioni i përhapur, ekonomia dhe pushteti vendor, sipas anketës. 87 përqind e tyre pohuan se korrupsioni është një problem serioz në Shqipëri. Si e komentoni këtë rezultat?

John Fluharty: Po i kthehem mendimit se qytetarët ndjehen të bllokuar. Ata janë të shqetësuar se për çfarë punojnë partitë dhe qeveria. Ka disa shqetësime në këtë temë mendoj. Qytetarët janë vendosur midis korrupsionit në nivel vendor dhe korrupsionit në nivel kombëtar. Me korrupsionin kombëtar ata kanë parasysh tenderat, burimet publike si përdoren ato. Është e qartë se korrupsioni është çështje kombëtare.

Zëri i Amerikës: Një numër jo i vogël personash me rekorde të vjetra kriminale dhe persona të tjerë të dyshuar për korrupsion kanë kandiduar në politikë dhe në pushtet vendor. Si e komentoni faktin që persona të tillë përpiqen ta përdorin politikën si një strehë për problemet e tyre me drejtësinë?

John Fluharty: Mendoj se po pyesni njeriun e gabuar për këtë çështje. Kjo është një pyetje që duhet t’u përgjigjen votuesit. Ka dalë edhe nga anketimi që partitë politike duhen decentralizuar. Qytetarët duhet t’u thonë partive se kush janë kandidatët e përshtatshëm për ta. Duhet më shumë decentralizim dhe më shumë diskutim në nivel vendor. Qytetarëve u duhen dhënë më shumë mundësi, që t’i përgjigjen edhe pyetjes që më bëtë.

Zëri i Amerikës: Pjesa dërrmuese e të anketuarve, 79% e të rriturve, pohuan se çmimet e larta dhe kostot e jetesës janë çështje kryesore të vendit. Pjesa më e madhe pohojnë se gjendja ekonomike ka mbetur njëlloj ose është përkeqësuar. Sa ndikojnë shtrenjtimi i jetesës dhe varfëria në Shqipëri tek frenimi ose angazhimi politik i qytetarëve?

John Fluharty: Kjo është një pyetje shumë e mirë. Mendoj se qytetarët duhet t’u bëjnë kandidatëve dy pyetje: A jeni pjesëtar i një partie të qendrës së majtë apo i një partie të qendrës së djathtë? Dhe: Sa e rëndësishme është kjo për ju dhe sa do të ndikojë kjo në mënyrën se si ju do të drejtoni bashkinë tonë? Partitë politke duhet të identifikojnë qartë ideologjinë përkatëse, gjë që aktualisht është shumë e rëndësishme në Shqipëri. Forcat politike i bashkangjitin politikat bashkiake sipas ideologjisë. Ka njerëz që diskutojnë thjesht se cila prej palëve është më e korruptuar se tjetra. Anketimi tregon se njerëzit në komunitete duan të diskutojnë mbi çështje bashkiake; ekonomi, krijimi i vendeve të punës, infrastruktura, uji i pijshëm. Ata duhet t’i pyesin kandidatët se si konkretisht do të zgjidhë ai këto çështje me detaje teknike. Varfëria në përgjithësi ka nevojë për zgjidhje afatgjata, por partitë kryesore duhet të flasin për këtë, duke nisur nga detaje të thjeshta që u interesojnë qytetarëve.

Zëri i Amerikës: Sipas anketimit, 53% e qytetarëve mendojnë që drejtuesit bashkiakë po punojnë pak ose aspak për të trajtuar nevojat e banorëve. Janë rikandiduar afro ¾ e bashkiakëve aktualë dhe opozita u kthye në zgjedhjet vendore. A keni ndonjë vlerësim mbi pjesëmarrjen e pritshme në votime?

John Fluharty: Votuesit na thanë në anketimin tonë se mbi 70 për qind mund të marrin pjesë në votime. Ata na pohuan në anketim se duan një pushtet vendor, që të punojë për ta dhe të mos shohë shumë nga kryetari i partisë ose nga partia kombëtare, ose nga dikush që jeton në Tiranë. Kjo është shumë domethënëse. Qytetarët duan që zyrtarët vendorë dhe partitë politike vendore (degët e partive) të dëshmojnë se kush janë ata në raport me komunitetet vendore.

Zëri i Amerikës: Një numër i madh qytetarësh, nga të gjithë moshat dhe profesionet, madje edhe nga të gjithë shtresat dhe nivelet e jetesës po largohen nga Shqipëria. A keni ndonjë koment për këtë dukuri, që shprehet edhe në anketimin tuaj si një dnër shqetësmet kryesore?

John Fluharty: Mendoj se emigrimi është vërtet një shqetësim i madh, sepse ndikon në të gjithë ekonominë, tek forca punëtore, kompanitë kërkojë punëtorë në degët e tyre. Kjo dukuri ndikon po ashtu tek demokracia, tek numrat e votuesve, ndikon tek mundësitë për të ndryshuar, ndikon tek zërat që ngrejnë shqetësimet, dhe mendoj se është një problem i vërtetë.

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri ekziston ende një shtresë e konsiderueshme nostalgjikësh të diktaturës komuniste, ndërkohë që pjesa dërrmuese e të anketuarve (78% e tyre) shprehen se demokracia është forma më e mirë e qeverisje. Çfarë mendoni për këtë mospërputhje?

John Fluharty: Mendoj se në shifrat që përmendët mungon diçka. Një numër i madh njerëzish na pohuan se ata nuk e ndjejnë që demokracia po përparon mjaftueshëm në Shqipëri. Ata duan më shumë. Ju keni keni këtu breza që kanë jetuar komunizmin, që kanë mënyrën e tyre se si e shohin jetën. Pjesa më e madhe shpresojnë tek demokracia, por problemi më i madh që ndeshet, është numri i atyre që thonë se demokracia nuk ka ecur mjaftueshëm pëpara dhe se si Shqipëria ta kapërcejë këtë boshllëk. Duhet fuqizuar sistemi demokratik dhe të sigurohemi që qytetarët të gjejnë zgjidhje për nevojat e tyre. Nuk mund të jenë gjysma demokratë, gjysma komunistë, sepse janë këndvështrime shumë të kundërta për botën.

Zëri i Amerikës: Një pjesë e madhe e qytetarëve shprehen në anketë se kandidatët nuk i frymëzojnë, nuk i tërheqin, se vota e tyre nuk do të ketë rëndësi dhe dyshojnë se parregullsitë në zgjedhje do të përsëriten njëlloj si në zgjedhjet e mëparshme. OSBE/ODIHR ka vërejtur shitblerjen e votës, presione dhe shantazhe në zgjedhjet e kaluara. Si e komentoni mosbesimin e qytetarëve ndaj procesit zgjedhor?

John Fluharty: Demokracia është një propozim me dy rrugë. Ajo kërkon që qytetarët të shprehin nevojat e tyre, dhe të kërkojë partive që të mbajnë përgjegjësi në përmbushjen e këtyre nevojave. Votuesit shkojnë në zgjedhje. Politikanët duhet të mbajnë premtimet që kanë bërë. Ky raport prishet kur qytetarët pranojnë rryfshet dhe kur kandidatët pranojnë rryshfet. Do të ishte një përfitim afatgjatë për qytetarët, nëse bëhen bashkë dhe të thonë “Jo më! Ne nuk e bëjmë më këtë!”. Edhe partitë politike duhet të kenë një përgjigje për këtë çështje.

Zëri i Amerikës: Zoti Fluharty! Ju falemnderit!/VOA

Etiketa: ekonomiakorrupsion


Ju sugjerojmë

Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore
Bota

Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore

21 Qershor, 2025 9:53 am
Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona
Aktualitet

Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona

21 Qershor, 2025 9:45 am
“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
Sociale

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

21 Qershor, 2025 9:31 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Rajoni

Kosovë/ Politikanët “abuzojnë” me vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21 Qershor, 2025 9:28 am
Ballkani si depo për migrantë?
Bota

Ballkani si depo për migrantë?

21 Qershor, 2025 9:04 am
Vuçiç niset drejt Moskës
Rajoni

Vuçiç paralajmëron “ndryshime të mëdha” në ushtri

21 Qershor, 2025 8:47 am
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:15 am
Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Para
Horoskopi për ditën e sotme, 14 mars 2021

Horoskopi për sot, 13 prill 2023

Parashikimi i motit, 3 maj 2020

Temperatura deri në 23 gradë, si do jetë moti për ditën e sotme

Ndahet nga jeta publicisti Nebil Çika, ish-kreu i të përndjekurve politikë

Ndahet nga jeta publicisti Nebil Çika, ish-kreu i të përndjekurve politikë
















TE FUNDIT

Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore

Irani dhe Izraeli vazhdojnë sulmet, pasi Teherani refuzon bisedimet bërthamore
21 Qershor, 2025

Irani dhe Izraeli vazhduan të shkëmbejnë sulme më 21 qershor, duke shkaktuar lëshimin e sirenave për sulme ajrore në disa...

Lexo më shumë

Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona

Tiranë/ Po transportonin kanabis me qëllim shitjen, policia arreston 5 persona
21 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona, të cilët u kapën në flagrancë teksa po tregtonin 5 kg Cannabis Sativa....

Lexo më shumë

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
21 Qershor, 2025

Në një rrëfim të sinqertë dhe prekës në emisionin “Elevate by Floriana Garo”, gazetari i mirënjohur Drini Zeqo ndan për...

Lexo më shumë

Kosovë/ Politikanët “abuzojnë” me vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
21 Qershor, 2025

Ekspertët e çështjeve juridike-kushtetuese paralajmërojnë për keqpërdorim të vakumit ligjor nga partitë parlamentare, të cilat po e zvarrisin pa afat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com