Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anketa e INSTAT/ Ja qytetet që kanë gratë e burrat pa përvojë seksuale

2019/01/22 at 12:30 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Anketa e INSTAT/ Ja qytetet që kanë gratë e burrat pa përvojë seksuale

Një anketë e përbashkët e INSTAT dhe Institutit të Shëndetit Publik e zhvilluar në rreth 16 mijë familje shqiptare në mes shtatorit 2017 dhe shkurtit 2018 gjeti se, 24 për qind e grave në moshën 15-49 vjeç dhe 23 për qind e burrave në këtë grup moshë nuk kanë kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale.


Shtatë për qind e grave dhe 5% e meshkujve raportuan se marrëdhënia e tyre e fundit seksuale ka ndodhur më shumë se një vit përpara sondazhit. Në mesin e grave dhe burrave të moshës 15-49 vjeç, 59% e grave dhe 54% e meshkujve kishin marrëdhënie seksuale gjatë 4 muajve të studimit.

Virgjëria në këto nivele në popullsinë madhore ne Shqipëri është e krahasueshme me Japoninë, vendi në të cilin rreth 30 për qind e popullsisë në moshë madhore nuk preferojnë të përfshihen në një marrëdhënie seksuale sipas rezultatit te një ankete që u publikua në mediat ndërkombëtarë dy ditë më parë.

Burrat pa përvojë seksuale në Dibër dhe Elbasan, gratë në Shkodër dhe Kukës

Rezultatet e anketës tregojnë se numri më i madh i popullsisë në moshë të rritur që nuk ka pasur asnjë përvojë seksuale në jetë janë në qarqet e Veriut. Në qarkun e Dibrës 34.6% e burrave të moshës 15-49 vjeç nuk kanë kryer asnjëherë në jetën e tyre marrëdhënie seksuale, më pas vjen qarku i Elbasanit me 32 për qind të meshkujve, Durrësi me 31 % të burrave dhe Kukësi me mbi 30 për qind të burrave.

Ndërsa numri ma i madh i grave të virgjëra është në Shkodër, me 36.2 për qind femrave në moshën 15-49 vjeç, më pas Kukësi me 32 % e të femrave, Lezha me 28% të grave, dhe Dibra me 24.3 %.

21 vjeç, mosha mesatare për marrëdhënien e parë seksuale

Rezultatet e anketës tregojnë se, mosha mesatare në marrëdhënien e parë seksuale për gratë e moshës 25-49 vjeç është 20.9 vjeç.

Mosha mesatare në marrëdhënien e parë seksuale për meshkujt 25-49 vjeç është 20.8, praktikisht identike me atë të femrave.
Më shumë burra sesa gratë kanë marrëdhënien e parë seksuale në adoleshencën e hershme, nga mosha 15 ose 18 vjeç, por në moshat e mëvonshme, përqindja e njerëzve që iniciojnë aktivitete seksuale ka tendencë të jetë paksa më e madhe tek gratë.
Mosha mesatare e marrëdhënieve të para seksuale nuk ka ndryshuar shumë për gratë në dekadën e mëparshme të anketës (20.9 vjet në 2008-9 dhe 2017-18 anketa ADHS).

Përqindja e meshkujve mbi 25 vjeç që raportojnë se kanë pasur marrëdhënie seksuale në moshën 15 vjeç është rritur nga më pak se 1% në 2008-9 në 3% në 2017-18, dhe përqindja e femrave që raportojnë se kanë a pasur marrëdhënie seksuale në moshën 18 vjeç është rritur nga 8% në 2008-9 në 15% në 2017-18.

Gratë në kuantilin e lartë të pasurisë tentojnë të fillojnë aktivitetin seksual në një epokë të mëvonshme. Modeli është i kundërt me meshkujt.

Burimi: Revista Monitor

Etiketa: anketaburragrainstatpervoje seksualeQYTETEviergjeria


Ju sugjerojmë

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

29 Tetor, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

29 Tetor, 2025 7:34 am
Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
Kronikë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

28 Tetor, 2025 9:29 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Tjetër vrasje me thikë, humb jetën 42-vjeçari në Berat

28 Tetor, 2025 4:56 pm
Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte
Kronikë

Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte

28 Tetor, 2025 4:38 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, vritet me thikë një person

28 Tetor, 2025 4:13 pm
Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…
Kryesore

Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…

28 Tetor, 2025 4:00 pm
Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma
Kryesore

Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma

28 Tetor, 2025 2:54 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Vrasje me thikë në Durrës

28 Tetor, 2025 2:51 pm
Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç
Kronikë

Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç

28 Tetor, 2025 12:53 pm
Para
Si u zhvillua e folura njerëzore dhe çfarë është proto-gjuha

Si u zhvillua e folura njerëzore dhe çfarë është proto-gjuha

Pezullohet drejtori i burgut të Rrogozhinës

Pezullohet drejtori i burgut të Rrogozhinës

Trekëndëshi i Bermudës, ja si shpjegohet “zhdukja misterioze” shkencërisht

Trekëndëshi i Bermudës, ja si shpjegohet "zhdukja misterioze" shkencërisht
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
29 Tetor, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 22 nëntor 2023
29 Tetor, 2025

Dashi Ambienti planetar do jete mjaft i ngrohte gjate kësaj dite. Do merreni vesh me se miri me partnerin dhe...

Lexo më shumë

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
28 Tetor, 2025

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi Hamasin për shkelje...

Lexo më shumë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë
28 Tetor, 2025

Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Alexander Dyukov, ka deklaruar se Rusia është e gatshme të marrë përsipër organizimin e Kampionatit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com