Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka shtyrë për herë të dytë shqyrtimin e ankimit të Partisë Demokratike për qarkun Kukës lidhur me zgjedhjet e 11 majit.
Mësohet se KAS do të mblidhet sërish ditën e hënë për ankimin e demokratëve, pasi shprehet se nuk disponon provat e mjaftueshme për çështjen.
Po ashtu KAS thekson se duhet bërë verifikimi i të dhënave e pretendimeve të ngritura nga Partia Demokratike.
Kujtojmë se më 27 maj, KAS pranoi dy kërkesat e PD-së për Kukësin, për t’u njohur me të dhënat e DHL.
Nga ana tjetër rrëzoi kërkesat për kryqëzimin e të dhënave të Pajisjes së Identifikimit Elektronik (PEI), regjistrave të posaçëm në çdo qendër votimi si dhe kopjeve për procesverbalet e tyre dhe procesverbaleve të mbylljes.