Anjeza Shahini ka qenë e ftuar në një ndër pritjet më të rëndësishme të vitit që mbajnë monarkët britanikë, në pallatin “Buckingham”, një mbrëmje në nder të diplomatëve.
Këngëtarja shqiptare ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti, Paul Edward Conolly, I cili është një diplomat britanik, që ka shërbyer pranë Ambasadës Britanike, në Tiranë.
Pjesëmarrës në këtë pritje kanë qenë dhe çifti mbretëor, Princi William dhe Dukesha e Cambridge, Kate Midelton. Ka qenë vetë Anjeza që ka postuar foto në Instagram, ku shfaqet elegante dhe gjithe sharm.