Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zhdukje anijesh e objekte të çuditshme,ja disa nga misteret e mëdha detare

2018/11/30 at 1:07 PM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Zhdukje anijesh e objekte të çuditshme,ja disa nga misteret e mëdha detare

Objekti “Ufo”

Në vitin 2011, një grup zhytësish që po eksploronin fundin e Detit Baltik me sonar, u ndeshën me një objekt me një gjatësi 70 metra. Objekti ndodhej 100 metra poshtë sipërfaqes së detit. I quajtur “Anomalia” e Detit Baltik, ky objekt ka ngjallur interes ndërkombëtar për shkak të formës dhe vendndodhjes së tij intriguese.


Objekti duket sikur ka qenë ndërtuar me dorë. Dhe është bërë prej metali, ndërsa ka një ngjashmëri të çuditshme me Millennium Falcon nga filmi “Star Wars”. Duke nxitur shumë teori konspirative rreth origjinës së tij. Disa kanë sugjeruar se objekti i çuditshëm është një UFO. Ndërsa të tjerët kanë sugjeruar se ai është një formacion nga një qytet i fundosur nën det shumë kohë më parë.

Në vitin 2017, një ekip nga Universiteti i Stokholmit e studioi objektin, dhe zbuloi se ai është një depozitë formacioni akullnajor. Ndoshta e mbetur aty që nga epoka e akullnajave. Volker Brykert, profesor i asociuar i gjeologjisë në Universitetin e Stokholmit thotë se “për shkak se rajoni i Balltikut Verior është shumë i ndikuar nga proceset e shkrirjes akullnajore, mostrat e shkëmbinjve ka të ngjarë të kenë formuar këtë objekt”.

Misteri i zhdukjes së ekuipazhit të anijes Mary Celeste

Më 7 dhjetor 1872, anija Mary Celeste u nis nga Nju Jorku për në Xhenova të Itali më 7 nëntor 1872 me një ngarkesë me alkool industrial. Si dhe me një ekuipazh prej 10 burrash. Por kur ekipet e shpëtimit u ngjitën në bord disa ditë më vonë, ata u befasuan kur panë se ekuipazhi ishte zhdukur. Ata kishin lënë pas ngarkesën, gjërat e tyre me vlerë, dhe një magazinë të mbushur plot me ushqime.

Varka e shpëtimit ishte zhdukur. Dhe një nga dy pompat ishte çmontuar. Ndërsa pjesa e poshtme e anijes ishte mbushur me mbi 1 metër ujë. Nga ekuipazhi nuk u gjet asgjë gjurmë. Dhe misteri ka mbetur i pazgjidhur deri më sot. Teoritë shkojnë nga variantet më qesharake, tek përbindëshat gjigantë të detit, dhe tek ato më të besueshme, sipas të cilave moti i keq (ndoshta një dallgë e madhe që goditi anijen) dhe pajisjet e gabuara, e çuan kapitenin të llogariste në mënyrë të gabuar. Ndaj ai urdhëroi ekuipazhin të braktiste anijen.

Qyteti i fundosur i Pavlopetrit – Atlantida e Vërtetë?

Ky sit arkeologjik, është quajtur qyteti më i vjetër i fundosur në botë. Dhe daton rreth 5.000 vjet më parë. Është vendbanimi më i vjetër i zhytur që është gjetur. Si një qytet i planifikuar me ndërtesa, oborret, rrugët kryesore, varreza dhe godina fetare, duke treguar se qyteti ishte përdorur nga elitat e kohës.

Është qyteti i parë i fundosur që gjendet, dhe që daton para historisë që Platoni tregon për Atlantidën. E që mund të ketë qenë një frymëzim për të. Gjeologët detarë, spekulojnë se qyteti është fundosur nën ujë nga një kombinim i ndryshimeve në nivelin e detit, ndryshimet në terrenin gjeologjik të tokës, apo edhe një cunami.

Ku është Patanela? Misteri i përhershëm detar i Australisë

Kur anija Patanela u largua nga Frimantëll i Australisë më 16 tetor 1988, asnjë nga detarët në bord nuk mendonte se ai do të qe udhëtimi i tyre i fundit. Gjatë 3 javëve të udhëtimit të tyre nga Frimantëll në Eirli Biç në Kuinslend, Patanela bëri një seri thirrjesh në stacionin bregdetar të Sidnejit.

Thirrja e parë, tregoi se Patanela kishte mbetur pa karburant. Dhe kishte nevojë të rikthehej në port të nesërmen. Komunikimi ishte për një raport mbi kushtet atmosferike. Pastaj për habi në të njëjtin komunikim me radio, kapiteni kërkoi udhëzime për të shkuar në Moruja në Nju Sauth Uells.

Komunikimi i tretë ishte i paqartë, dhe gjithçka që mund të dëgjohej ishte “300 km në jug? A është në jug? Është? Jugu …”. Kjo ishte hera e fundit që dikush dëgjoi për Patanelën dhe ekuipazhin e saj me 4 persona. Shtatë muaj më vonë, u gjetën disa mbetje të një anije.

Ndërsa në vitin 2008 u gjet një mesazh në një shishe. B renda ndodhej një ftesë e vitit 1988 për t’u bashkuar me ekuipazhin për një udhëtim falas në Ishujt Uajtsandej, dhe një numër telefoni.

Shumë njerë spekulojnë se Patanela ishte viktimë e ndonjë sulmi nga piratët apo trafikantët e drogës. Ndërsa të tjerë mendonin se ajo u godit nga një anije më e madhe, dhe u la të fundoset. Nuk ka dëshmi për të mbështetur asnjërën nga teoritë. Misteri vazhdon ende deri në ditët e sotme.

Etiketa: anijedetmister


Ju sugjerojmë

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”
-Kulturë

Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

10 Tetor, 2025 10:42 am
Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
Life Style

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

8 Tetor, 2025 10:15 pm
VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
Life Style

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

2 Tetor, 2025 12:10 pm
Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë
Life Style

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë

28 Shtator, 2025 10:41 am
Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike
Life Style

Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike

28 Shtator, 2025 9:38 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Para
Video/Tragjedia familjare, fqinjët: Gruaja me tumor, burri i sëmurë mendor

Video/Tragjedia familjare, fqinjët: Gruaja me tumor, burri i sëmurë mendor

I riu kanosi me thikë 61-vjeçarin dhe sulmoi një efektiv policie

Aksident fatal/ Kamioni përplas makinën, 1 i vdekur, 1 plagosur rëndë

6 mite të gabuara për Kleopatrën, si vdiq në të vërtetë ajo

6 mite të gabuara për Kleopatrën, si vdiq në të vërtetë ajo
















TE FUNDIT

Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme

Marrëveshja për paqen në Gaza, Zaimi: Nuk ka baza të qëndrueshme
15 Tetor, 2025

Gerta Zaimi, drejtuesja e Tvklan.al ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me marrëveshjen e paqes në Gaza. Zaimi shprehet...

Lexo më shumë

Gazetari tregon si u arrestua 33-vjeçari me rrezikshmëri të lartë: Tentoi të…

Gazetari tregon si u arrestua 33-vjeçari me rrezikshmëri të lartë: Tentoi të…
15 Tetor, 2025

Detaje të reja ka dhënë në emisionin “Opinion” gazetari Merin Maçi nga operacioni i arrestimit të Aldo Avdyli të shumëkërkuarit...

Lexo më shumë

“Është në gjendje fantastike”, Buzhala viziton Thaçin në Hagë

“Është në gjendje fantastike”, Buzhala viziton Thaçin në Hagë
15 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, Analisti Berat Buzhala ka deklaruar se ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në paraburgimin e Hagës,...

Lexo më shumë

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton marrëveshjen, Izraeli mund të vijojë me sulmet

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
15 Tetor, 2025

Presidenti Donald Trump gjatë një interviste për CNN ka deklaruar se është gati të shqyrtojë mundësinë që kryeministri izraelit Benjamin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com