Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anija shqiptare “Oriku” në operacionin e NATO-s, flet kapiteni

2016/10/30 at 3:17 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Anija shqiptare “Oriku” në operacionin e NATO-s, flet kapiteni

Anija “Oriku”, e para në historinë e flotës detare shqiptare, do të marrë pjesë së bashku me ekuipazhin e saj në operacionin e NATO-s në detin Egje, në mesin e muajit nëntor.


Monitorimi, njohja e situatës në rajon dhe lufta kundër terrorizmit janë qëllimet e operacionit të NATO-s në Egje. 21 shqiptarët e ekuipazhit të anijes, me në krye kapitenin e rangut të tretë Ilir Çobo, kanë vite që stërviten dhe trajnohen paralelisht me modernizmin e mjeteve dhe pajisjeve për të mbërritur në këtë ditë, për të qenë të barabartë me vendet e NATO-s.

“Nuk ka qenë një detyrë e lehtë. Koha për t’u përgatitur, dokumentacioni përkatës, situatat, njohja e efektivit, përgatitja e tyre morale, sepse kjo ka të bëjë shumë gjatë një stërvitje të tillë. Jemi në fazën kur mund ta shprehim me siguri të plotë se jemi gati për të marrë pjesë si të barabartë në operacion. Ndërkohë është krenari që ne, një ekuipazh shqiptar me një anije shqiptare të përfaqësojnë sa më denjësisht vendin në operacione të tilla, për të kontribuar për sigurinë. Duhet të kemi parasysh se vijmë me historinë e të qenit konsumatorë të sigurisë, ndërsa tani kalojmë në fazën tjetër të të qenit kontribues për sigurinë”, tha kapiteni Ilir Çobo.

Me një autonomi prej 6 ditësh lundrimi në det të hapur, anija “Oriku”, përveç monitorimit të hapësirës detare në kuadër të operacionit të NATO-s, është certifikuar edhe për të ndërhyrë në raste emergjencash, kur konstatohen mjete që transportojnë klandestinë.

“Në qoftë se ne rastisim një mjet që nuk ndodhet në emergjencë, pra nuk rrezikohet jeta e njerëzve, jemi të detyruar të njoftojmë anijen komandë e përmes tyre njoftohet Roja Bregdetare e shteteve përkatëse, të cilat kanë përgjegjësinë territoriale. Më pas vijnë ata për t’i marrë në bordin e tyre. Në rast se kemi persona të cilëve u rrezikohet jeta, jemi të detyruar të japim ndihmën e parë, ndërkohë që ata i dorëzojmë pranë autoriteteve të vendit që i përkasin ujërat terrotoriale. Kapacitetet janë për mbrojtjen e anijes, jo për sulme ndaj anijeve të tjera. Për këtë janë të montuara dy mitrolozë në bord, përveç armatimit personal të efektivit, i cili kohët e fundit është modernizuar”, shton më tej kapiteni Çobo. /tch



Ju sugjerojmë

Ndihma e SHBA-ve për Venezuelën, pezullohen sanksionet
Bota

Ndihma e SHBA-ve për Venezuelën, pezullohen sanksionet

26 Qershor, 2026 8:45 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve me mesazhet e simpatizantëve: Mos e jep dorëheqjen…

26 Qershor, 2026 8:41 am
Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin
Aktualitet

Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

26 Qershor, 2026 8:21 am
Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

26 Qershor, 2026 8:20 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

26 Qershor, 2026 8:19 am
Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:32 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Para
Maskat grabisin në mes të Tiranës 

Maskat në banesë, tregtarit i marrin dy kasaforta me para

Prokurorët e gjyqtarët deklarojnë pasuritë, edhe pse ‘vettingu’ u pezullua

Prokurorët e gjyqtarët deklarojnë pasuritë, edhe pse 'vettingu' u pezullua

Intervista/ Rama flet për koalicionin me Metën: Nëse ai nuk ‘rimartohet’ djathtas do vazhdojmë

Intervista/ Rama flet për koalicionin me Metën: Nëse ai nuk 'rimartohet' djathtas do vazhdojmë
















TE FUNDIT

Ndihma e SHBA-ve për Venezuelën, pezullohen sanksionet

Ndihma e SHBA-ve për Venezuelën, pezullohen sanksionet
26 Qershor, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar përkohësisht sanksionet ndaj Venezuelës për të lehtësuar operacionet e ndihmës në zonat e goditura nga...

Lexo më shumë

Rama u përgjigjet protestuesve me mesazhet e simpatizantëve: Mos e jep dorëheqjen…

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
26 Qershor, 2026

Teksa qytetarët për 26 ditë radhazi i kërkojnë largimin nga detyra e kryeministrit, Edi Rama ka zgjedhur që si kundërpërgjigje...

Lexo më shumë

Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin
26 Qershor, 2026

Pushimet e ëndrrave nuk kërkojnë domosdoshmërisht një buxhet të madh. Sipas revistës amerikane “Quartz”, duke zgjedhur destinacionin e duhur dhe...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
26 Qershor, 2026

Ditën e Premte kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët deri në mesditë dhe shtim vranësirash mesatare dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}