Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anija shqiptare e bllokuar në Libi, flet pronari: Brenda u gjetën klandestinë

2017/09/18 at 9:40 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Anija shqiptare e bllokuar në Libi, flet pronari: Brenda u gjetën klandestinë

Trafiku i klandestinëve nga Afrika për në Europë duket se ka qenë shkaku kryesor i bllokimit të anijes shqiptare nga autoritetet libiane. Kështu deklaron pronari  i saj, Eduart Skora. Sipas tij, anija ishte nisur nga Durrësi për në Maltë, ku ishte furnizuar me karburant më pas ishte drejtuar për në Libi për të marrë ngarkesën, por në kthim është bllokuar.

Ai u shpreh se ka komunikuar me njërin nga pjesëtarët shqiptar të ekuipazhit, Artur Selimanj i cili i ka pohuar se në anije kishin hipur refugjatë, ndërsa pas kontrollit janë ndaluar nga autoritetet libiane.

“Kemi hyrë në port në datë 10, në 3 ditë është ngarkuar, në 14 u nis drejt Maltës. Në datë 15, kthehet përsëri në Libi, unë e konstatoj në orën 07:00 të mëngjesit. Mendova se ka ndonjë defekt. Nuk kisha mundësi komunikimi. Anija nuk përgjigjej. Lajmërohej kontrollin e Tripolit.

Pasi kemi punuar për kohë të gjatë kur kemi çuar çimento nga Shqipëria. Më njoftoi një person që anija juaj është kthyer pas dhe nuk dihet nëse anijen e ka marrë shteti apo banditë që e shfrytëzojnë për të futur refugjatë. Kam folur me drejtoreshën e kufirit, shkova në drejtorinë e portit Durrës dhe bëra të gjitha deklaratat.

Duke qenë aty më merr një pjesëtar i ekuipazhit, Artur Selimanj, (e bëra telefonin me zë të lartë) më tha: “Kishin hipur shumë refugjatë në anije, shteti i Libisë i zbriti dhe tani kanë prurë polici të vërtetë, ne jemi shumë mirë me shëndet. Kanë dëmtuar anijen. Tani pretendojnë se anija ka marrë rërë kontrabandë” ka thënë Eduart Skora për ReportTv.

Pesë marinarët shqiptarë qendrojnë nga e premtja të ndaluar në një port të Libisë së bashku me kapitenin dhe dy marinarë malazezë. Anija “Envi 1” me flamur Panamez u ndalua në portin e Zoura, nga rojet bregdetare të ushtrisë libiane. Në bord ndodhen 5 marinarët shqiptarë, Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj, Xhodet Çelaj dhe Jurgen Balla.

Kapiteni dhe dy drejtuesit e tjerë janë shtetas malazezë. Sipas njoftimit nga autoritet e Libisë, ajo dyshohet se tranportonte mallra kontrabandë pasi ishte ngarkuar në mënyrë të paligjshme me rërë dhe zhavorr që përdoret si material ndërtimi. 

Anija “Envi 1”, është e specializuar për transportin e mallrave. Ajo është pjesë e kompanisë” Delmore Ventures Ltd”, me qendër në portin e Durrësit.

Ju sugjerojmë

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Para
Foto nga vendi i ngjarjes/ Adoleshtenti mbush makinën me shokë përplaset me shtyllën, një i vdekur

Si përfundoi në tragjedi aventura e 15 vjeçarit nga Kamza

Ben Affleck shfaqet publikisht me të dashurën e re në mbrëmjen e çmimeve “Emmy”

Ben Affleck shfaqet publikisht me të dashurën e re në mbrëmjen e çmimeve “Emmy”

E frikshme/ Murgesha e famshme ka parashikuar fundin e SHBA-ve këtë javë, shkencëtarët në panik

E frikshme/ Murgesha e famshme ka parashikuar fundin e SHBA-ve këtë javë, shkencëtarët në panik

TE FUNDIT

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
8 Qershor, 2025

Policia e Korçës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në fshatin Goskovë më datë 04.12.2023. Si rezultat i veprimeve hetimore të...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër,...

Lexo më shumë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
8 Qershor, 2025

Është rikthyer në fushë Kombëtarja shqiptare dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë. Paraditen e...

Lexo më shumë

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
8 Qershor, 2025

Një ndeshje të vështirë e cilësoi trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, atë me Shqipërinë të shtunën në Tiranë. Ndryshe nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com