Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Anija e shpëtimit”/ Vajza shqiptare rrëfen historinë e emigrimit të babait dhe merr çmimin e parë në Itali

2016/10/30 at 12:34 PM
në Aktualitet, Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
“Anija e shpëtimit”/ Vajza shqiptare rrëfen historinë e emigrimit të babait dhe merr çmimin e parë në Itali

Alessia Dule është nxënësja shqiptare e cila ka fituar çmimin “Astalli” në Romë, çmimin e parë për letërsinë e shkollave tetëvjeçare në Itali me esenë “La nave della salvezza”, (Anija e Shpëtimit).


Shqiptarja tërhoqi çmimin e saj në Qurinale, pallatin presidencial të Italisë, para kamerave të të gjitha televizioneve italiane, duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Eseja e saj u botua në të përditshmen italiane Corriere della Sera.

Në esenë me titull “Anija e Shpëtimit”, Alesia rrëfen historinë e babait të saj i cili ishte një ndër mijëra shqiptarët që u larguan nga Shqipëria për në Itali në kërkim të një jete më të mirë.

Ajo tregon vuajtjet e të atit në atë që ajo e quan “anija e shpëtimit” dhe rrjedhën e jetës së tij pasi mbërriti fillimisht në veri të Italisë dhe më pas në Veneto, ku u stabilizua dhe ndërtoi jetën.

Më poshtë mund të lexoni të plotë esenë “ Anija e Shpëtimit”

Anija e shpëtimit

E thonin të gjithë, flitej në televizor. Anijet po niseshin dhe populli gëzohej që më në fund mund të largohej. Ishte viti 1991, ai sapo kishte mbaruar shërbimin ushtarak. Ishte një djalë i ri që e donte lirinë, nuk donte t’i bindej më urdhrave, donte mbrapsht jetën e tij dhe do ta kishte me të gjitha kostot.

Anija

Thonin që do të hapnin ambasadat, që Franca, Italia dhe Gjermania të çonin burra dhe gra përtej kufirit, në shtetin e tyre dhe do ta bënin nëse nuk do të ishte policia e cila vrau qindra persona të pafajshëm që donin vetëm liri, një vend të qetë ku të rrisnin fëmijët. Herën e dytë u përfol se do të largohej në Itali me anije, por edhe atje ishte vetëm një masakër, fëmijë, burra dhe gra të vrarë për asgjë.

Hera e tretë

Hera e tretë ishte më e mirë, të gjithë thonin që këtë herë anija do të nisej patjetër, që këtë herë do të shpëtonin me të vërtetë. Atëherë ai vendosi të nisej, por si? E vetmja mundësi për të arritur në Durrës ishte treni dhe me atë nuk do të kishte arritur kurrë në kohë, do të kishte humbur mundësinë e jetës, do të humbte që në nisje. Për pak do të dorëzohej, kur pa një kamion të ndalonte përpara shtëpsië së tij. Kamionisti po shkonte në lokalin që ndodhej në anën tjetër të rrugës. Ai e ndjek dhe e pyet ku po shkon. Zotëria i thotë se po shkonte në portin e Durrësit, ku i duhej të merrte një ngakesë që duhet të kishte ardhur më 6 mars, pikërisht ditën kur nisej anija.

Porti

Në atë kohë njerëzit të ndihmonin shumë më tepër seç bëjnë tani, mbi të gjitha në atë vend të vogël, ku njiheshin të gjithë, ku sapo ai i kërkoi kamionistit ta merrte me atë, ai i tha po. Vrapon për të përshëndetur nënën dhe babin, gjyshin, motrën dhe vëllain të cilët qanin pasi kishin frikë se nuk do ta shikonin më, gjë që mund të ndodhte.

Brenda një ore jeta e tij kishte marrë një kthesë që nuk do ta harronte më kurrë. Mbërriti në port dhe për një moment shtangu. Kishte aq shumë njerëz që do të niseshin. Nuk kishte as idenë minimale se do të hipte në anije, por dinte vetëm një gjë: do t’ia dilte mbanë pasi kjo ishte mundësia e vetme.

Shtyhej mes hapësirave të vogla mes njerëzve në përpjekje për të kaluar. Ishte pothuajse brenda, do t’ia kishte dalë për pak, por befas ndjeu një dorë që e tërhoqi poshtë. Ishte një shoku i tij që e kishte njohur mes mijëra fytyrave të panjohura…Kështu u nis në atë udhëtim që mbase do ta kishte shpëtuar. Tashmë ishte i sigurt që do t’ia dilte, por befas mendoi: Çfarë do të bëj unë atje? Çfarë do të gjej kur të arrij?

Frika

Ai kishte frikë, një frikë nga ato që të çajnë gjoksin dhe të bëjnë të të dridhen këmbët. Kishte parë në televizor që në Itali ishin të gjithë të pasur, por nuk e besonte. E dinte që nuk ishte gjithçka siç tregohej në filma, por ishte ende e vetmja shpresë tek e cila donte të besonte me çdo çmim.

“Emri i anijes ishte “Iliria” dhe duheshin 24 orë që ajo të kalonte detin ng Durrësi në Brindizi, pa ujë dhe ushqim. Ishte 7 marsi i vitit 1991dhe ai kishte mbërritur, më në fund ishte në Itali.

Njerëzit u hidhnin shishe me ujë dhe rroba nga balloket, përpiqeshin t’i ndihmonin. I strehuan në shkolla, flinin nëpër klsa dhe hanin ushqime të skaduara, por të paktën ishin ushqime. Trupi i tij ishte i lodhur, nuk hante prej 3 ditësh dhe villte çdo gjë që i jepnin.

Valsugana

Pastaj, një ditë disa persona hynë në klasa dhe u thanë të hipnin në një autobus. Nuk e dinte ku po shkonte, por kishte kuptuar diçka nga ato që thuheshin sepse kishte mësuar fshehurazi pak italisht, duke parë televizionet italiane. Kishte kuptuar “nisuni”, “veri”, “ftohtë”. Dhe pas një udhëtimi të gjatë ai e gjeti veten në kazermat alpine të Paluzza, në Friuli-Venezia Giulia, pak kilometra larg nga Austria, ku ndaloi.

Qëndroi atje për 3 muaj dhe në fund të majit i thonë se disa autobuzë niseshin për në Veneto, ku do të stabilizohej një herë e mirë. Kap njërin rastësisht dhe përfundon në Sicmon, një qytet i vogël në Valsugana.

Babai im

Që nga fillimi ai kishte marrë ndihmën e njerëzve që jetonin atje, që i jepnin rroba dhe çdo gjë që i nevojitej. Ishte një zonjë që ai e quante “Nonna Anna” e cila i dha paratë që i nevojiteshin, i mësoi italishten dhe e ndihmoi për gjithçka tjetër duke i dhënë një punë dhe një shtëpi.

Pasi kishte mbledhur paratë e mjaftueshme, në qershor të vitit 1992 ai vendosi të kthehej në Shqipëri me një qëllim: të merrte me vete dashurinë e jetës së tij të cilën nuk mund ta linte vetëm pasi ishte shumë e rrezikshme. E mori në Itali me avion pasi nuk donte që ajo të vuante udhëtimin me anije.

Që atëherë ata ndërtuan jetën e tyre së bashku dhe lindën dy fëmijë. Njëri prej tyre jam unë. Ai është babai im.

 

Etiketa: Anija e shpetimitesevajza shqiptare


Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja

25 Qershor, 2026 2:32 pm
Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE
Aktualitet

Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE

25 Qershor, 2026 2:22 pm
Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian
Aktualitet

Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian

25 Qershor, 2026 11:37 am
Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, nis hetimi

25 Qershor, 2026 11:14 am
Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë

25 Qershor, 2026 8:56 am
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit
Aktualitet

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit

24 Qershor, 2026 11:50 am
Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Aktualitet

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026 9:26 am
Para
Video/Pamje të aksidenteve në Shqipëri, shikoni cfarë ndodh kur nuk respektohet semafori 

Video/Pamje të aksidenteve në Shqipëri, shikoni cfarë ndodh kur nuk respektohet semafori 

Foto/Riselda Sejdia në përvjetorin e martesës, më shumë se dashurinë kërkon të tregojë dhuratat 

Foto/Riselda Sejdia në përvjetorin e martesës, më shumë se dashurinë kërkon të tregojë dhuratat 

Video/ Pamje të frikshme nga Italia, panik pas tërmetit, më agresivi në këto 10 vite 

Video/ Pamje të frikshme nga Italia, panik pas tërmetit, më agresivi në këto 10 vite 
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}