Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Angli/ Të rinj të pavaksinuar mbushin pavionet e COVID-19

2021/07/18 at 7:55 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Angli/ Të rinj të pavaksinuar mbushin pavionet e COVID-19

Nga e hëna Anglia do do të lehtësojë të gjitha masat kundër koronavirusit, pavarësisht numrit në rritje të të infektuarve. Spitalet po njoftojnë rritje të numrit të të shtruarve në pavionet për COVID-19, por tani shumica e pacientëve janë qytetarë që ende nuk janë vaksinuar.

Në pavionin për COVID-19 në spitalin “Royal Preston”, personeli bëhet gati për pranuar më shumë pacientë. Aktualisht spitali ka pranuar rreth 60 të infektuar me koronavirus, shifër kjo e menaxhueshme për ekipin mjekësor.

Por shumë prej tyre janë shumë të sëmurë dhe shumë të rinj. 28 vjeçari Darren Gaskell thotë se ishte në gjendje të mirë shëndetësore para se të infektohej me COVID-19.

Ai ishte i sigurt se nuk do ta ndjente koronavirusin. Prandaj nuk ishte vaksinuar, ndonëse e kishte mundësinë. Tani ai është pacient në kujdesin intensiv dhe e ka kuptuar se vetëbesimi i tepruar ishte një gabim i madh.

“Nuk mendoja se do të infektohesha. Nuk e njihja asnjë të afërm që kishte Covid. Mendoja se ishte diçka më e largët, jo një gjë lokale. Mendoja se jam i ri dhe se nëse infektohem mund ta luftoj si gripin. Por jo, nuk mundem. Kjo sëmundje është e çmendur”, thotë ai.

Në pavionet e COVID-it ka shumë vetë si i riu Gaskell. Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë, gati 30 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht në Angli. Ata duken të mbrojtur ndërsa shqetësimet janë për pjesën tjetër të pavaksinuar.

“Shumica e të shtruarve në spital, që po sëmuren rëndë dhe po përfundojnë në kujdes intensiv, nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës. Disa kanë marrë vetëm njërën dozë. Ka edhe disa pacientë që janë vaksinuar plotësisht e që vijnë të sëmurë”, tha pulmologu Mohammet Munavvar.

Helen Heneghan është një nga pacientët e paktë të vaksinuar plotësisht që përfunduan në spital.

Ajo është mes njerëzve me rrezikshmëri të lartë për shkak të një sëmundjeje ekzistuese. Por ndryshe nga Darren që do të vazhdojë qëndrimin në spital, ajo ndihet mirë mjaftueshëm që të dalë nga spitali.

“Jam 100 për qind e sigurt se nëse nuk do të isha vaksinuar do të isha në gjendje shumë të rëndë, me siguri në kujdes intensiv”, tha ajo.

Lehtësimi i masave dhe rreziku i variantit më ngjitës Delta pritet të ndikojë në shtimin e mëtejshëm të rasteve me COVID-19 në Angli. Pyetja është nëse vaksinimi do të frenojë sëmundjen dhe shtrimin e tyre në spital./ VOA

Etiketa: anglicovid-19spitalet

Ju sugjerojmë

Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024
Aktualitet

Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024

14 Tetor, 2025 4:26 pm
Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
InstaBIZ

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

14 Tetor, 2025 3:51 pm
Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt
Bota

Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt

14 Tetor, 2025 3:16 pm
OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara
Bota

OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara

14 Tetor, 2025 2:46 pm
Pamje tronditëse nga Gaza, Hamas ekzekuton 7 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë
Bota

Pamje tronditëse nga Gaza, Hamas ekzekuton 7 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë

14 Tetor, 2025 2:45 pm
Kodit Penal/Çela: Po e patët me urgjencë, përktheni atë gjerman meqë na duhet në BE
Aktualitet

Kodit Penal/Çela: Po e patët me urgjencë, përktheni atë gjerman meqë na duhet në BE

14 Tetor, 2025 1:56 pm
Drafti i Kodit Penal, Çela kritika: Fakti se është i vjetër nuk është argument
Aktualitet

Drafti i Kodit Penal, Çela kritika: Fakti se është i vjetër nuk është argument

14 Tetor, 2025 1:32 pm
Rritje e kriminalitetit në Shqipëri, Çela: Tirana numrin më të lartë të krimeve
Aktualitet

Rritje e kriminalitetit në Shqipëri, Çela: Tirana numrin më të lartë të krimeve

14 Tetor, 2025 1:27 pm
Trump nuk përjashton mundësinë e hetimit të Bidenit: Gaboi që nuk fali veten
Bota

Gaza/ Biden përgëzon Trump për planin e paqes

14 Tetor, 2025 12:58 pm
Shqipëri-Serbi, UEFA konfirmon stadiumin për duelin
Aktualitet

Sot ndeshja Shqipëri–Jordani, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

14 Tetor, 2025 12:53 pm
Para
“Jeta në Uganda është e vështirë”, sportisti arratiset nga fshati olimpik

“Jeta në Uganda është e vështirë”, sportisti arratiset nga fshati olimpik

Përmbytjet në Gjermani, shkon në 156 numri i viktimave

Përmbytjet në Gjermani, shkon në 156 numri i viktimave

Emri/ Arrestohet adoleshenti që postonte foto me armë në rrjetet sociale

Emri/ Arrestohet adoleshenti që postonte foto me armë në rrjetet sociale

TE FUNDIT

Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024

Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024
14 Tetor, 2025

Kreu i SPAK, Altin Dumani  ka nisur raportimin në mbledhjen e përbashkët të komisioneve parlamentare të Ligjeve dhe për Nismat...

Lexo më shumë

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
14 Tetor, 2025

Këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau duket se nuk po e fshehin më lidhjen e...

Lexo më shumë

Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt

Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt
14 Tetor, 2025

Izraeli po tërhiqet ngadalë nga Rripi i Gazës. Njerëzit që po kthehen në shtëpitë e tyre përballen me rrënoja dhe...

Lexo më shumë

OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara

OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara
14 Tetor, 2025

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i cili aktualisht po vlerëson nevojat për rindërtim në Gaza, thotë se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com