Bota

Angli/ Evakuohet spitali, dyshohet se ishte vendosur një bombë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:50 - 20/01/23 |
Opi Nion

Një burrë është arrestuar nga skuadrat e Anti-terrorit në Britaninë e Madhe pasi u konstatua duke mbajtur armë zjarri dhe një bombë pranë spitalit në Leeds. Autoritetet kanë evaukuar stafin dhe të gjithë pacientët për arsye sigurie.

Në orën 5 të mëngjesit ditën e sotme, skuadra speciale e Ushtrisë hynë në Spitalin St James në Leeds, pasi morën njoftim për një pako me lëndë të dyshuar eksplozive.

Pas kontrollit, rezultoi se në të nuk kishte asgjë që mund të përbënte rrezik potencial për jetën. Policia ka nisur kontroll në të gjithë zonën e përreth spitalit.

Çanta me lëndën e dyshuar plasëse u asgjësua dhe çdo gjë iu kthye normalitetit në zonë./Opinion.al

Pas