Bota

Angelina Jolie shfaqet në Ukrainë, ja cili është misioni i saj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:57 - 30/04/22 |
Opi Nion

Aktorja me famë ndërkombëtare Angelina Jolie ka vizituar Ukrainën. Mësohet se ajo ndodhet atje për të takuar fëmijët e prekur nga konflikti dhe organizatat lokale që punojnë për t’i mbrojtur ata. 

 Jolie, e cila është një e dërguar speciale për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, u takua me fëmijë jetimë dhe të zhvendosur – duke përfshirë të rinj të evakuuar nga Mariupol – si dhe me vullnetarë dhe mjekë ukrainas që kujdeseshin për ta. 

Aktorja befasoi gjithashtu njerëzit në një kafene në Lviv, në Ukrainën perëndimore. 

Mediat shkruajnë se ajo u pa në Lviv duke nënshkruar autografe për fansat e saj./Opinion.al 

Pas