Life Style

Angelina Jolie: Punësova vrasës me pagesë për të më ekzekutuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:01 - 23/11/22 |
Opi Nion

Aktorja hollivudiane Agelina Jolie ka pranuar se kishte menduar të punësonte një vrasës me pagesë për ta vrarë atë.

Gjatë një interviste,aktorja 47-vjeçare tha se është përballur me problem të shëndetit mendor gjatë gjithë jetës së saj. Në vitet e para të karrierës, ajo u shpreh se kishte menduar vetëvrasjen.

Mediat e huaja shkruajnë se, në moshën 19-vjeçare ajo bëri përpjekjen e parë për vetëvrasje, ndërsa kur mbushi 22-vjeç, Jolie hartoi një plan për t’i dhënë fund jetës së saj në një mënyrë që familja e saj do ta kuptonte më mirë. Në këtë mënyrë, aktorja punësoi një vrasës profesionist për ta vrarë atë.

“Nuk janë aq të vështira për t’u gjetur në Nju Jork. Sado çmenduri që tingëllon, mendoj se shumë njerëz e mendojnë vetëvrasjen kur janë të rinj. Isha shumë e vetëdijshme se shumë njerëz rreth meje, si nëna ime, do të ndiheshin sikur nuk jepnin mjaftueshëm ose bënin mjaftueshëm nëse do të kisha vrarë veten”, u shpreh Jolie.

Ndër të tjera, aktorja thotë se ishte vetë vrasësi që e bindi atë të mos i merrte jetën.

“Ai ishte një person mjaft i mirë dhe më pyeti nëse mund të mendoja për këtë dhe ta telefonoja përsëri pas dy muajsh. Diçka ndryshoi në jetën time dhe kuptova se nuk duhet ta bëja këtë”, tha Jolie./Opinion.al

Pas