Aktorja hollivudiane Angelina Jolie është tejet e përkushtuar në rritjen e fëmijëve të saj.
Vetëm pak kohë më parë djali i saj i madh Maddox u largua nga shtëpia për të nisur universitetin dhe sipas burimeve pranë aktores ajo ka qenë mjaft e trishtuar për faktin se ai nuk jeton në të njëjtën shtëpi me të.
Gjithashtu ajo po tregon edhe më tepër vëmendje për fëmijët e tjerë të saj. Ditët e fundit është fotografuar me vajzën e saj 14-vejçare Zahara duke shëtitur në një plazh në Kaliforni.
Që pas divorcit ng aktori Brad Pitt, Angelina ka qenë më tepër e përfshirë në rritjen dhe kujdesjen e fëmijëve./Opinion.al/