Angelina Jolie duket se është e vendosur ta ‘zhdukë’ përfundimisht nga jeta e saj ish burrin Brad Pitt.
Sipas deklarimeve të reja aktorja 41 vjeçare ka bllokuar edhe numrin e telefonit të Brad.
Burime të afërta me Jolien kanë deklaruar se ajo ka zgjedhur që të mos ketë asnjë kontakt me ish bashkëshortin e saj, pas kërkesës për divorc.
“Angelina i ka bllokuar të gjitha tekst mesazhet e tij e po ashtu edhe numrin”, ka thënë ky burim i ciftit për US Weekly.