Aktorët e njohur ende i mbushin faqet e para të mediave botërore dhe historia e tyre pothuajse nuk merr fund.
Aktorët e njohur dhe ish bashkëshortët, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, vazhdojnë të jenë në faqet e para të mediave botërore për zhvillime të ndryshme të përgatitura ndaj njëri tjetrit, raporton International Business Times.
Mes ish bashkëshortëve u thanë fjalë të rënda dhe vazhduan të dëmtojnë njëri tjetrin. Megjithatë, goditjen më të fortë e dha perfundimisht Angelina, dhe siç raportojnë mediat e huaja, ajo ka vazhduar këtë ritëm. Në fakt, tani ajo ka përgatitur për Krishtlindje diçka të pakëndshme.
Në vend qe të kalojnë gjithë ditën me gjashtë fëmijët e tyre, Brad do të jetë me ta për vetëm katër orë.
Angelina me fëmijët jetojnë në një shtëpi me qira në Malibu, ku Bred për Krishtlindje do të shkojë për të sjellë dhuratat e Krishtlindjeve për fëmijët dhe të kalojë një kohë me ta, sepse Angelina eshte treguar e ashpër shprehimisht që do të dalë pasi të kalojnë katër orë.