Prodhimi kinematografik “Maleficent” është një nga filmat më të pëlqyer të aktores hollivudiane Angelina Jolie.
I publikuar nga Disney rreth 5 vjet më parë ka bërë që fansat të presin me padurim vijimin e filmit. Promo e realizimit të një filmi të dytë të “Maleficent” është publikuar dhe data e premierës është vendosur të jetë 18 tetori i këtij viti.
Në këtë promo shohim sërish aktoret protagoniste Angelina Jolie dhe Elle Fanning dhe gjithashtu në kast është bashkuar aktorja Michelle Pfeiffer, në rolin e “Queen Ingrith”.
Ndonëse shumë detaje rreth subjektit të filmit janë mbajtur të fshehta, Jolie duket se ka sërish rol negativ, ndërsa Princeshë Aurora duket më e dashuruar se kurrë./Opinion.al/