Një politikan mund ta bëjë punën shumë mirë edhe pa rrjetet sociale.
Këtë duhet të ketë menduar sot kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka njoftuar ndjekësit e saj se do të mbyllë llogarinë në facebook.
Merkel e arsyetoi vendimin e saj me largimin nga drejtimi i CDU-së.
“Sot është dita që unë dua t’ju falënderoj për mbështetjen e fuqishme në faqen time në Facebook. Ju e dini që unë nuk jam më kreu i CDU dhe kjo është arsyeja pse unë do të mbyll faqen në Facebook”, tha Merkel nëpërmjet një video.
Merkel kishte 2,5 milion ndjekës në facebook. Ajo falenderoi ndjekësit për mbështetjen e dhënë, dhe se ata mund të vazhdojnë ta ndjekin tashmë si kancelare. D.l