Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Angela Merkel ka dy javë kohë për të mbajtur bashkë qeverinë e qendrës së djathtë Gjermane

2018/06/19 at 6:34 PM
në Komente
Kohë leximi: 5 min
A A
Angela Merkel ka dy javë kohë për të mbajtur bashkë qeverinë e qendrës së djathtë Gjermane

Kancelaria fiton kohë për të gjetur një zgjidhje europiane çështjes së emigrantëve që po i kushton shumë aleancës së saj politike.


Javën e shkuar një debat mbi politikat e emigrantëve të ndërmarra nga Kristian Demokratët (CDU) e Angela Merkel dhe Unioni Kristian Socialist (CSU), partnerët e tyre konservatorë bavarezë, ky debat e çoi koalicionin në kufijtë e ndarjes. “Nuk mund të punojë më me këtë grua!” u shpreh ashpër Horst Seehofer, ministri i brendshëm anëtar i CSU, ndërsa kancelaria Merkel i bllokoi propozimin e tij për të kthyer emigrantët e regjistruar e mbërritur në Gjermani në vendet e tjera të BE-së. Debate të hapura u vunë re mes anëtarëve të parlamentit të CSU dhe CDU-së, që përbëjnë një grup të vetëm parlamentar, ndërsa bavarezët refuzuan t’i bashkoheshin atyre në hollin e Bundestagut, duke vendosur një kufi dy javor për kërkesën e kancelares për të gjetur një “zgjidhje Europiane”.

Por fundjava i qetësoi nervat dhe tani një détente  ka plasur. Një takim i liderëve të CSU në Mynih ditën e djeshme i dha bekimin ministrit Seehofer për të vendosur rregulla të reja për kufijtë ndonëse kundër vullnetit të Merkel (megjithëse nuk dihet nëse kjo është në përputhje me kushtetutën e Gjermanisë), por ministri ra dakord se nuk do të vepronte kësisoj për dy javë, duke pritur dhe duke parë përfundimet e negociatave të kancelares gjermane me vendet e Europës. Për pjesën e saj ajo i ka dhënë leje ministrit për të kthyer mbrapsht refugjatët e ndaluar nga Gjermania ndonëse kjo masë është në fuqi dhe po zbatohet.

Debati tanimë është qetësuar por ende i pazgjidhur. Pjesa e CSU mbetet skeptike sa i takon aftësisë së kancelares për të krijuar një marrëveshje fikse në ditët e fundit të qershorit, takim i BE që pritet të zgjidhë sistemin e Dublinit të emigracionit në BE, e që i jep përgjegjësi vendeve anëtare në të cilat hyjnë emigrantët për t’i regjistruar. Bavarezët, kufiri i të cilëve është me Austrinë dhe që janë vendi i parë ku emigrantët që vijnë nga Greqia dhe Italia, janë të parët që akuzojnë vendet e jugut të Europës që sillen si kanale turistësh për t’i përcjellë emigrantët në Gjermani.

Ministri Seehofer mendon një zgjidhje afat-gjatë “qendrat e spirancës”, kampe të centralizuara emigrantësh që sot e kësaj dite janë operative në Bavari, ku aplikantët mund të monitorojnë dhe depërtojnë në rast mohimi të drejtës për të qëndruar. Derisa këto të largohen nga vendi do t’u refuzohet ardhja e të tjerëve emigranteve që janë regjistruar në vendet e tjera të BE-së. Se sa praktike mund të jetë kjo është e dyshimtë. Mbetet e dyshimtë logjistika e menaxhimit të një kufiri prej 815 km të gjatë mes Gjermanisë dhe Austrisë dhe rreth 70 rrugëve që hyjnë e dalin nga njëri vend në tjetrin. Mbase Austria do të ri shohë edhe ajo hyrjet e saj duke mbyllur kufijtë në jugun e saj, duke nxitur atë që Merkel e quajti “efekti domino”: një valë e policisë kufitare që do të rrëzojë mbase regjimin e lirë të lëvizjes në Europë. Por qëllimi i CSU ka qenë më shumë se sa praktik; partia po duket gjithashtu tejet nervoze përpara zgjedhjeve në shtetin e Bavarisë në Tetor, ku e djathta ekstreme  Alternativa për Gjermaninë kërcënon hegjemoninë e kësaj partie tradicionale.

Po tani? Kancelaria Merkel do të fusë në diskutim “zgjidhjen Europiane” që do të kërkojë një marrëveshje bilaterale me vendet jugore të Europës si fjala vjen Italia, Greqia dhe Bullgaria për të siguruar riatdhesimin e menjëhershëm të tyre nga Gjermania në vendet ku ato janë regjistruar në fillim. Kjo nuk do të jetë e kollajtë; këto vende mendojnë se kanë mbajtur më shumë seç duhet në shpinën e tyre një pjesë të padrejtë të peshës së emigrantëve. Në fakt qeveria e re populiste në Itali dhe veçanërisht Matteo Salvini si ministri i brendshëm nga partia e djathtë, është i vendosur që të reduktojë peshën e Italisë thuajse me çdo kusht. Kancelaria duket se do t’i duhet të marrë me vete librin e çeqeve. Në konferencën e saj për shtyp dje ajo sugjeroi se sheh ende mundësi për marrëveshje kundrejt pagesës me Turqinë, që ka ndihmuar në reduktimin e emigrantëve nga Gjermania, si një shembull për marrëveshjen me vendet e BE.

Duke ndjekur zhvillimet e samitit të BE në fundin e javës tjetër zonja Merkel do t’i duhet të përfaqësojë arritjet e saj në Berlin në 1 korrik. Më pas është në dorë të CSU që të vendosë nëse do t’i pranojë ato si zëvendësuese të politikave të saj mbi kufirin apo nëse ministri Seehofer do të veprojë unilaterisht. Deklarata e tij e ashpër e para disa ditëve lë shumë pak vend për lëvizje të tjera, ai është nën presion nga Markus Söder, rivali i tij historik dhe aktualisht kryeministri i Bavarisë dhe po kështu presion ka edhe nga Alexander Dobrindt, lideri i CSU në Bundestag, ato kërkojnë që ai ta mbajnë sa më të lartë presionin ndaj kancelares. Gjasat janë që Merkel të arrijë të marrë mjaftueshëm nga kërkesat e saj në bisedimet me vendet e BE në ditët në vijim për disa kompromise (ndoshta duke përfshirë rritjen hap pas hapi të patrullave në kufi dhe të kontrolleve) që do përfshihen edhe në kërkesat e CSU. Por kjo nuk është tërësisht e sigurt.

Po sikur jo? Merkel e ka bërë të qartë se një veprim unilateral nga ministri Seehofer do të qe një akt lufte, ditën e djeshme ajo u shpreh se mungesa e një zgjidhjeje europiane nuk duhet të na çojë automatikisht në kontrolle të reja dhe shtoi se metoda të tilla qenë një e drejtë e saj për t’u vendosur sepse ajo është kancelaria. E gjithë kjo e bën të vështirë për të për të zbutur marrëdhëniet dhe raportet me këdo që përpiqet të ketë pushtetin e saj e aq më tepër me ministrin që kërkon të bëjë një lëvizje unilaterale në fillim të korrikut.

Në një rast të tillë kancelaria Merkel nuk do të ketë asnjë mundësi tjetër përveçse ta shkarkojë atë, që do të thotë zhbërjen e koalicionit nga CSU, duke e lënë pjesën tjetër të koalicionit të madh (CDU dhe SPD) pa një mazhorancë. Të Gjelbërit apo partia pro biznes si Demokracia e Lirë mund të tundohen për të bashkuar numrat, ndoshta mbështetja e një qeverie është thelbësore pa u futur në qeveri. Por autoriteti i Merkel do të cenohej ndjeshëm, mbase përfundimisht ajo do të zhbëhej. Ajo mund të largohet duke i lënë vendin Annegret Kramp-Karrenbauer, sekretares së përgjithshme të CDU si pasuesja më e dashur. Një largim më i parregullt mund të favorizojë shanset e një figure kritike ndaj Merkel brenda CDU, si fjala vjen Jens Spahn, ministri i shëndetësisë dhe një aleat i zotit Dobrindt.

Tani për tani, ndërsa java vazhdon nuk duhet ta heqim Merkel nga lista. Kancelarja vazhdon të qendrojë si figura më popullore në Gjermani. Ajo ka ende suportin e shumicës së partisë së saj, përfshirë edhe një numri të madh deputetësh që shprehen publikisht për të shmangur ndezjen e gjakrave me CSU, por kush qëndron pas saj edhe ditën kur lidershipi i saj rrezikohet nuk dihet. Asnjë prej lëvizjeve të mundshme për të zëvendësuar Merkel nuk duket se është e gatshme të veshë këpucët e saj. Taktikat e CSU duken më shumë si një blof; pollët tregojnë se CDU/CSU po fitojnë pikë në rang kombëtar ndërsa CSU po humbet pikë në Bavari. Shumë anëtarë të moderuar të CSU dhe CDU po humbasin durimin me teatrin e ministrit Seehofer. Një nga rregullat qendrore të Gjermanisë është se votuesit e saj votojnë stabilitetin mbi të gjitha. Për aq kohë sa Merkel ka një qasje më të mirë ndaj një garancie për stabilitet se sa kundërshtarët e saj, ajo mbetet një forcë që duhet të kihet parasysh në skakierën politikën./OPINION.AL



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Euro ndal rënien kundrejt lekut, ç’ndodhi sot me valutën në treg

Euro ndal rënien kundrejt lekut, ç’ndodhi sot me valutën në treg

Senegali fiton ndaj Polonisë me rezultatin 2-1

Senegali fiton ndaj Polonisë me rezultatin 2-1

Mediaset, projekti i ri i Alketa Vejsiut

Moderatorja e njohur: Shqipëria më e zhvilluar se Afrika
















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com