Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anëtari i bandës tregon skemën e shqiptarëve në trafikun e drogës: Po dështove të vrasin

2023/03/20 at 2:29 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Anëtari i bandës tregon skemën e shqiptarëve në trafikun e drogës: Po dështove të vrasin

Daily Mail i ka kushtuar një dokumentar trafikantëve shqiptarë të drogës në Ekuador. Media britanike ka intervistuar një person që e quan Junior, duke mos i zbuluar identitetin  tij të vërtetë, në portin e Guayaquil në Ekuador, i cili ishte anëtar i një bande rruge që punonte me shqiptarët për të furnizuar me kokainë ilegale Evropën Perëndimore.


Daily Mail shkruan se ai është një burrë që thotë se ishte mësuar të vriste vetëm në moshën 14-vjeçare. Junior është ndihmës i Carlos “Djallit”, drejtuesi i bandës famëkeqe kriminale të Amerikës së Jugut.

Kjo e vendos atë në qendër të një sipërmarrjeje krimi me mafian shqiptare për të trafikuar dogë përmes kanalit panamez dhe oqeanit Atlantik për ta dërguar më pas lëndën narkotike në Belgjikë, Holandë dhe Spanjë.

Asnjëherë më parë një gangster ekuadorian nuk e ka thyer kodin mafioz të heshtjes për të përshkruar se si funksionojnë bandat shqiptare të krimit të organizuar, shkruan Daily Mail.

Më tej media britanike thotë se ka ekspozuar se si “kapot” shqiptarë kontrollojnë çdo aspekt të trafikut të drogës, në një treg që në Britaninë e madhe shkon në 2 miliardë Paund.

Anëtarët e bandave kriminale shqiptare nisën të shkojnë në Ekuador rreth 10 vite më parë, në periudhën kur Presidenti i krahut të majtë Rafael Correa sapo kishte vendosur që të huajt mund të qëndronin për 6 muaj pa vizë. Për pasojë ai po u hapte derën trafikantëve shqiptarë, për të cilët kjo ishte një mundësi e mirë.

“Ky vend i varfër kufizohet me dy shtete që janë pika kryesore të prodhimit të kokainës, Kolumbinë në veri dhe Perunë në jug. Po ashtu ka një vijë bregdetare prej 2092 kilometrash ndërsa edhe korrupsioni edhe ryshfeti janë të përhapura, veçanërisht në sistemin e drejtësisë dhe ushtri. Po ashtu, atje ka lehtësi në aksesin e armëve dhe furnizimin me vrasës me pagesë, disa prej të cilëve e nisin këtë punë që nga mosha 12-vjeçare”, shkruan Daily Mail.

Baronët shqiptarë të drogës paraqiten si biznesmenë dhe investitorë legjitimë duke përdorur identitete të rreme.

Ata marrin me qira shtëpi të shtrenjta, me siguri të lartë dhe e kalojnë kohën në palestër ose restorante apo hotele të shtrenjta. Shumë prej tyre janë vendosur në Guayaquil, i cili sipas Byrosë Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve të SHBA-së, është një nga qendrat logjistike për kokainën që shkon në Europë dhe pjesën tjetër të botës.

Ndërkohë sipas Daily Mail, Zyra për Krimet dhe Drogat në OKB konfirmon se zinxhiri i furnizimit, i dominuar dikur nga bandat e vogla po ndryshon me organizatat nga Ballkani që janë duke rritur përfshirjen në trafikim dhe furnizim.

“Mbretërit Latinë në Guayaquil trafikojnë drogë që e ka origjinën nga Kolumbia dhe Bolivia. Kokaina shkon përmes kontejnerëve nga Ekuadori drejt Europës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Personi në krye që punon me shqiptarët është Carlos “Djalli”. Personat që punojnë në porte paguhen për të ndihmuar bandat kriminale. Ka punëtorë të korruptuar në një kantier privat të quajtur Contecon. Ata që janë në krye të detyrës për të kyçur dhe shkyçur kontejnerët blihen me ryshfet. Po ashtu edhe stafi i sigurisë që është për të vëzhguar kamerat. Çmimi i kokainës është 28 mijë Dollarë për kilogramë. Ndonjëherë futen në një kontejner 300 kilogramë, kështu që bëhet fjalë për shuma të mëdha parash”, tha Junior.

Junior po përpiqet që të largohet nga jeta si kriminel.

“Carlos punon me shqiptarët të cilët jetojnë në Guayaquil. Ndonjëherë takohen në Qendrën Tregtare “Del sol” ose në qendra të tjera. Ata janë përgjegjës për mallin dhe vlerën se sa (kokainë) do të dërgohet… Shqiptarët japin paradhënie për dërgesat e drogës, saktësisht gjysmën e shumës. Shqiptarëve nuk u pëlqen të të përshëndesin kur janë jashtë kësaj pune. Në një rast një shqiptar më tha: Nëse më sheh ndonjëherë jashtë këtij takimi, nuk më njeh. As mos më shiko fare”, tha Junior.

Junior thotë po ashtu se ata janë eficentë, por të pamëshirshëm.

“Sapo mbaron punë me një shqiptar nuk dëgjon më për ta deri në dërgesën tjetër. Nëse dështon, ata të vrasin”, tha ai.

Ndërkohë sipas zyrtarëve të Doganave në Ekuador ka katër mënyra që përdorin trafikantët në porte.

Një prej tyre është hapja e një kompanie, metodë e përdorur nga shqiptarët, të cilët e krijojnë vetë ose blejnë një biznes ekzistues për të fshehur kokainën përpara transportit. Një tjetër teknikë është hapja e kontejnerëve që janë me produkte të ligjshme dhe aty fshehin kokainën. Pastaj i vulosin me vula false dhe kur ngarkesa mbërrin në Europë, droga merret nga bandat e tjera që operojnë në vendin pritës.

Shumica e kontejnerëve që nisen nga Guayaquil shkojnë në Antëerp të Belgjikës dhe Roterdam të Holandës. Po ashtu, stafeve aty u ofrohen shuma parash për “të mbyllur një sy”. Nga aty droga hyn në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet porteve në Portsmouth, Tilbury, Harëich, Immingahm dhe Hull.

Zëdhënësja e Ministrisë së Financave në Belgjikë, Florence Angelici tha se në fund të vitit 2022 në portin e Antëerp-it pati rekord sekuestrimesh të kokainës. U gjet aq shumë drogë në Dhjetor të atij viti saqë zyrtarët e pagëzuan si “Krishtlindjet e bardha”.

“Ata mund ta vendosin kokainën në çdo lloj kontejneri, në lodrat e seksit, ushqimet për qentë, madje e përziejnë dhe e ndajnë më vonë. Europa është shumë atraktive për trafikantët. Çmimi këtu është më i lartë se në SHBA ku fentalina është droga kryesore që zgjedhin”, tha Angelici.

Junior nuk tregoiemrin e ndonjë shqiptari me të cilin ka punuar në Ekuador. Daily Mail shkruan se një prej bosëve shqiptarë atje njihet me emrin “Mr. Big” dhe shtron pyetjen nëse ky person është Dritan Rexhei, i njohur si “Mbreti i Kokainës”.

“Junior nuk tregoi kush ishte “Mr. Big“, por pashë terror në sytë e tij sapo përmenda emrin e Rexhepit, një ish-student drejtësie, tashmë në të 40-tat, dhe që ka grumbulluar një pasuri shumëmilionëshe nga tregtia e paligjshme e drogës”, shkruan gazetari i Daily Mail, Ëright.

Në artikull thuhet se Rexhepi edhe pse i dënuar me 13 vite burg u lirua herët, por kurrë nuk e ndaloi biznesin. Nga qelia e tij e burgut në kryeqytetin Quito, Rexhepi dyshohet se përdori një telefon celular të koduar për të krijuar një ‘federatë transnacionale të krimit’ të trafikantëve shqiptarë të drogës të njohur si Kompania Bello.

“Rexhepi besohet gjithashtu se ka urdhëruar vrasjen e një njeriu të pafajshëm pasi një bandë rivale shqiptare dyshohet se vodhi kokainë me vlerë miliona Paund, të cilën ai e kishte kontrabanduar në Portsmouth në një anije kontejneri plot me banane”, shkruan Daily Mail.

Tashmë, koka e krimit është zhdukur nga radarët në Ekuador. Sipas gazetarit britanik, Rexhepi ka krijuar një lidhje me një grua ekuadoriane me të cilën ka një djalë, dhe kjo e ka lejuar që të aplikojë për kombësinë ekuadorine. Nëse e ka arritur këtë, ai nuk mund të ekstradohet në Europë.

Në Shqipëri, Rexhepi është burgosur për 25 vjet në mungesë për dy vrasje. Po ashtu, ai kërkohet në Itali dhe Belgjikë dhe ka disa identitete.

Lëvizjet e tij shikohen me interes të lartë nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani. Edhe në këtë shtet, Rexhepi është në listën e personave më të kërkuar dhe mendohet se ka lidhje në Londër, Bedforshire dhe Northamptonshire.

Sipas Europol-it, ajo që e dallonte sindikatën e Rexhepit nga të tjerët ishte mënyra në të cilën kontrollonte të gjithë zinxhirin e furnizimit, që nga marrja e kokainës për eksport, tek shpërndarja me shumicë dhe deri te shitja në rrugët e qyteteve në Europë.

Autoritetet ekuadoriane janë të pasigurt kur pyeten për vendndodhjen e “Mbretit të kokainës”. Zyrtarisht, ai supozohet të firmosë në polici dy herë në muaj pas lirimit me kusht, por sipas Daily Mail, dyshohet se dikush tjetër po e bën këtë në emër të tij. Shefi i kundër narkotikëve, Gjenerali Pablo Ramirez tha se po hetohet partnerja e Rexhepit, e cila po bën vazhdimisht udhëtime në kryeqytetin kolumbian, Bogota.

“Dyshojmë se mund të jetë duke kryer aktivitet të paligjshme përmes partneres së tij”, tha gjenerali.

Ekuadori është një vend ku jeta është e lirë. Sipas Daily Mail, shifra që mund të paguajnë bandat për të vrarë një gjyqtar shkon deri në 5 mijë dollarë. Daily Mail është takuar edhe me një prokuror që i ka mbijetuar pesë atentateve nga mafia. Ky prokuror, identiteti i të cilit nuk është bërë publik tha se ka punuar në disa raste ku përfshiheshin shqiptarë dhe shtoi se njëherë u sulmua nga kriminelët pasi kapi 3 tonë dogë. Një prej kolegëve të tij, Edgar Escobar, u qëllua për vdekje jashtë zyrës së Prokurorit të Shtetit vitin e kaluar.

“Në vitin 2014 më shumë se 20 shqiptarë u burgosën për krim të organizuar. Në atë rast, rrënjët e tyre në Guayaquil u shkatërruan. Por ata ende vijnë në mënyrë klandestine dhe paraqiten si tregtarë të korporatave. Shumica e shqiptarëve janë të afërm, janë familjarë. Vëllezër, kunetër, kushërinj. Shqiptarët zakonisht nuk vrasin vetë. Ata punësojnë kriminelë, vrasës serialë që ta bëjnë këtë. Janë kokat pas krimeve. Disa javë më parë u hapën disa fletushka në rrugë ku thuhej se për një prokuror ose gjyqtar të vdekur paguheshin 5 mijë Dollarë, 4 mijë Dollarë për një polic dhe 2 mijë Dollarë për një ushtar”, tha prokurori.

Sipas këtij prokurori, shqiptarët janë në luftë të vazhdueshme me kartelet meksikane.

“Nëse një shqiptar guxon të dërgojë drogë në Shtetet e Bashkuara, i cili është territor meksikan, menjëherë vritet. E njëjta ndodh edhe me një meksikan, nëse përpiqet që të dërgojë drogë në Europë. Ata kanë rregulla. Ka dy arsye pse një shqiptar vritet. Ose sepse dështoi dërgimi i ngarkesës sepse u kap nga policia, ose sepse pushtojnë territor”, tha ai.

Edhe Junior, gangsteri që pranoi të fliste për Daily Mail tha se “Mbretërit Latinë” sigurojnë mbështetje logjistike për shqiptarët. Ai tha se është paguar 100-500 dollarë për kilogramë.

“Në ngarkesën e parë më paguan 100 dollarë për kilogramë. Bëra 4000 dollarë. Ekipi i trafikantëve përbëhet nga 20 deri në 25 persona Ata e ndajnë fitimin mes të gjithëve ne”, tha ai.

 

Etiketa: Daily Mailekuadorshqiptare


Ju sugjerojmë

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

3 Qershor, 2025 10:33 pm
Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet
Bota

Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

3 Qershor, 2025 10:26 pm
Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin
Rajoni

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

3 Qershor, 2025 10:14 pm
Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut
Bota

Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut

3 Qershor, 2025 9:51 pm
“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale
Politikë

“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale

3 Qershor, 2025 9:33 pm
Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët
Bota

Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët

3 Qershor, 2025 9:26 pm
Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje
Aktualitet

Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje

3 Qershor, 2025 9:06 pm
Hollandë/ Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri
Bota

Hollandë/ Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri

3 Qershor, 2025 8:37 pm
Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?
Bota

Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?

3 Qershor, 2025 8:18 pm
Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës
Aktualitet

Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës

3 Qershor, 2025 8:03 pm
Para
Escobar: Të nisë menjëherë zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi

Escobar: Të nisë menjëherë zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi

Video/ “Audi A7”me 197 km/h në tunel, policia “kap mat” shoferin sapo del prej tij

Video/ "Audi A7”me 197 km/h në tunel, policia “kap mat” shoferin sapo del prej tij

Vrasjet e 2005-ës, përfundon dëshmia e Luftar Reçit, ja çfarë vendosi Gjykata

Vrasjet e 2005-ës, përfundon dëshmia e Luftar Reçit, ja çfarë vendosi Gjykata
















TE FUNDIT

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
3 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka gjetur armën e përdorur nga 21-vjeçari, që plagosi të miturin dy ditë më parë (1 qershor),...

Lexo më shumë

Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet
3 Qershor, 2025

Elon Musk ka kritikuar ashpër projektligjin e taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump. Përmes një postimi në 'X', Musk...

Lexo më shumë

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin
3 Qershor, 2025

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha të martën se ia ka bërë të qartë...

Lexo më shumë

Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut

Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut
3 Qershor, 2025

Koreja e Jugut i ka dhënë një fitore vendimtare kandidatit të opozitës Lee Jae-myung, gjashtë muaj pasi dështoi përpjekja e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com