Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për PPP në Shëndetësi, Albana Vokshi është ndalur të flasë për mediat pas takimit me kryeparlamentaren, Lindita Nikolla.
Vokshi tha se opozita i kërkuar kryeparlamentares që të ndërhyjë për të rikthyer në normalitet komisionin.
“I kërkuam Nikollës të ndërhynte dhe të rikthente në normalitet punimet e Komisionit. Shprehem gatishmërinë e opozitës për hetim intensiv dhe të thelluar dhe kjo është e panegociueshme nga ne në komision.
Dua t’ju informoj po ashtu se në 9:30 kemi pasur një takim të kryesisë së vogël me kërkesën time dhe u dakordësua që të premten që vjen, në ortë 12 do bëjmë mbledhjen era dhes , ku në rendin e ditës prezantimi nga ana e ekspertëve i planit hetimor që shpresoj të jetë një dhe i përbashkët.
Ti kërkojmë eksperteve të ulen këto dy ditë dhe mundësisht të arrihet në një plan i përbashkët duke respektuar objektin e komisionit hetimor , si dhe shqyrtimin dhe miratimin e kërkesave për informacion”,-tha Vokshi.