Qeveria e Kosovës ka ngritur grupin ndërinstitucional të punës për integrimin e Kosovës në NATO.
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se duke pasur parasysh prioritetin strategjik kryesor për anëtarësim në NATO, Ministria e Punëve të Jashtme ka propozuar formimin e Grupit për integrimin e vendit në NATO.
“Objektivat kryesore të këtij grupi do të jenë avancimi i Kosovës për anëtarësim në NATO dhe intensifikimi i bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtar”, tha kryeministri Albin Kurti.
Qeveria e Kosovës po ashtu, pezulloi përkohësisht regjimin e vizave hyrëse për shtetasit e Ukrainës që do të hyjnë në Kosovës.