Tefik Zhurda, anestezisti i cili tentoi të vetëvritej pas vdekjes së 16 vjeçares, Blerta Pepa, në sallën e operacionit të spitalit “Continental”, është nisur me urgjencë drejt Italisë. Mjeku anestezist vijon të jetë në gjendje të rëndë pasi i injektoi vetes në trup anestezi. Doza e këtyre preprateve i ka shkaktuar mjekut probleme shumë të rënda shëndetësore, dhe kështu është bërë e nevojshme transporti i tij drejt Italisë, shkruan Dita.