Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për aneksimin e katër rajone të Ukrainës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Meta shkruan se Partia e Lirisë dënon me forcë referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë. Ndër të tjera, kreu i PL tha se Rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia janë territore të Ukrainës dhe se çdo aneksim i tyre nga Rusia, është i papranueshëm,
“Partia e Lirisë dënon me forcë referendumet e rreme, me rezultate të paracaktuara, të organizuara nga Rusia në Ukrainë. Rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia janë territore të Ukrainës dhe çdo aneksim i tyre nga Rusia, është i papranueshëm, vjen në shkelje të ligjit ndërkombëtar, si dhe çdo parimi të sovranitetit dhe integritetit territorial”, shkruan Meta./Opinion.al
2/2 Rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia janë territore të Ukrainës dhe çdo aneksim i tyre nga Rusia, është i papranueshëm, vjen në shkeje të ligjit ndërkombëtar, si dhe çdo parimi të sovranitetit dhe integritetit territorial. #StandwithUkraine
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) September 30, 2022