Andrra Destani bashkëshortja e Sinan Hoxhës, pak orë më parë ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram ku nëpërmjet një imazhi ajo thotë “Është djalë”.
Në këtë mënyrë vajza nga Kumanova, u ka treguar ndjekësve të saj se bebi që ajo dhe Sinani presin, është i gjinisë mashkullore.
Duket se Andrrës i është plotësuar dëshira për të patur një djalë, ndryshe nga Sinani i cili dëshironte shumë të kishte një vajzë.
Çifti pret të bëhen prindër të një djali për afro dy muaj, ndërkohë që Andrra edhe pse në muajin e 7-të te shtatzënise, duket në formë të shkëleqyer.
Si Sinani ashtu dhe Andrra e kanë qenë shumë të rezervuar në lidhje me pritjen e e fëmijës së tyre, pavarësisht thashethemeve në media. Vetëm pak kohë më parë bukuroshja brune ka publikuar disa foto gjatë një udhëtimi në Itali, ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur /tvklan.al