Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Andrija Mandiç zgjidhet kryetar i ri i parlamentit në Malin e Zi

2023/10/31 at 8:52 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Andrija Mandiç zgjidhet kryetar i ri i parlamentit në Malin e Zi

Kryetari i ri i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiç, është një nga liderët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, i cili është pro serb dhe pro rus. SHBA dhe BE shprehen të shqetësuara.


Kandidaturën e tij e përkrahën deputetet nga radhët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” partia e ish-Frontit Demokratik, Lëvizja Evropa Tani, Demokratët, Partia Popullore Socialiste pro-serbe dhe dy parti shqiptare.

Në prag të votimit deputetet e opozitës u larguan nga salla e parlamentit, kurse deputetët e Partisë Demokratike të Socialisistëve lidhën një fjongo të zezë në mikrofon në emër të, siç thanë, “ditës së zezë për demokracinë në Mal të Zi”.

Mandiç pasi dha betimin tha se “dëshiron pajtim në Mal të Zi. “Pajtimi në këto momente është shumë i rëndësishëm pasi jemi dëshmitarë të asaj që bota është në prag të konfliktit, dhe ne duhet të jemi të bashkuar e të pajtuar”, tha Mandiç.

Po ashtu Mandiç tha se regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi do të fillojë më 30 nëntor dhe se në ditët në vazhdim do të sigurojmë të gjitha masat e duhura mbrojtëse që qytetarët të kenë qasje në të dhënat që u ofron Monstati.

Mandiçi është udhëheqës i Demokracisë së Re Serbe, anëtare e Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus (DF), i cili së fundi është riemëruar si koalicioni “Për të Ardhmen e Malit të Zi.”

Ai çdo herë ka përsëritur që prioritete të politikës së jashtme të partisë së tij janë heqja e sanksioneve kundër Rusisë dhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Partia e tij po ashtu është kundërshtare e anëtarësisë së Malit të Zi në NATO.

Në Parlament më të ashpër ishin deputetet nga radhët e partisë Demokratike të Socialistëve të ish-kryeministrit Millo Gjukanoviç. Ata thane që zgjedhja e Andrija Mandiçit si Kryetar të Parlamentit ndryshon karakterin e Malit të Zi dhe orientimet e politikës së tij të jashtme. Po ashtu ata thanë se “politika që personifikon Mandiçi asnjëherë nuk e ka njohur Malin e Zi si shtet sovran dhe të pavarur.

SHBA dhe BE të shqetësuara

Ambasadorja e SHBA-së, Judy Rising Reinke, pas lajmërimit që mandatari Millojko Spajiç dhe qeveria do të ketë përkrahjen e koalicionit “Për të ardhmen e Malit te Zi” tha se Uashingtoni “është shumë i shqetësuar për inkorporimin e partive dhe liderëve qe kundërshtojnë vlerat euroatlantike.” Kundër Mandiçit u shprehën dhe qarqe nga Bashkimi Evropian.

Për shkak të zgjedhjes së Mandiçit para Kuvendit pati protesta të organizuara nga Forumi i Qytetarëve të Lirë të ashtuquajtur Luça dhe partitë opozitare. Ata kundërshtuan fuqishëm zgjedhjen e Mandiçit dhe paralajmërimin për organizimin e regjistrimit të popullsisë në Mal te Zi. /DW



Ju sugjerojmë

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
Aktualitet

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

12 Qershor, 2026 7:54 pm
Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
Kryesore

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

12 Qershor, 2026 7:11 pm
Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

12 Qershor, 2026 7:06 pm
Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS
Kryesore

Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS

12 Qershor, 2026 6:39 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë

12 Qershor, 2026 5:26 pm
Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
Bota

Trump: Aleatët evropianë nuk ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin

12 Qershor, 2026 4:02 pm
Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë
Kronikë

Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë

12 Qershor, 2026 3:34 pm
Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
Bota

Shtëpia e Bardhë përgatitje për 80 vjetorin e Trump, 60 mln dollarë për arenën UFC

12 Qershor, 2026 3:31 pm
Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje
Bota

Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje

12 Qershor, 2026 3:00 pm
U kap i armatosur duke ruajtur parcelën me 300 rrënjë kanabis, arrestohet 43-vjeçari
Kronikë

U kap i armatosur duke ruajtur parcelën me 300 rrënjë kanabis, arrestohet 43-vjeçari

12 Qershor, 2026 2:53 pm
Para
Netanyahu kritikon zbulimin izraelit lidhur me sulmin e Hamasit, më pas kërkon ndjesë

Ish-shefi i NATO: Netanyahu, politikani më i keq në historinë e Izraelit

Seancë maratonë, votohet qeveria e re në Malin e Zi, ja kush është kryeministri

Seancë maratonë, votohet qeveria e re në Malin e Zi, ja kush është kryeministri

Gaza “zgjohet” me shpërthime, Izraeli: Goditëm 300 objektiva të Hamasit

Gaza “zgjohet” me shpërthime, Izraeli: Goditëm 300 objektiva të Hamasit
















TE FUNDIT

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
12 Qershor, 2026

Tensione në protestë, protestuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Kur përpara kryeministrisë mbaheshin fjalimet e zakonshme, në periferi të...

Lexo më shumë

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
12 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një mesazh protestuesve që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, duke u thënë atyre se...

Lexo më shumë

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
12 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 13-të e protestës qytetare në kryeqytet. Protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ me pankarta në duar,...

Lexo më shumë

Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS

Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS
12 Qershor, 2026

Gjatë fjalës së tij në 35 vjetorin e PS, Edi Rama shprehu vlerësim për Fatos Nano dhe për veteranët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}