Sport

Andi Lila lë Parmën, rikthehet në Greqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:26 - 27/08/15 |
root

Pas aventurës së shkurtër në kampionatin italian të futbollit me Parmën, Andi Lila është rikthyer sërish në kampionatin grek te PAS Janina. Lajmi është zyrtarizuar nga klubi grek pas arritjes së marrëveshjes.“PAS Janina njofton rikthimin e lojtarit Andi Lila. Lojtari kaloi te Parma gjatë muajve të fundit, por tashmë është arritur marrëveshja për rikthimin e tij”  thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit. Me skuadrën e Parmës, Lila regjistroi 11 ndeshje me 2 gola të shënuar, por pavarësisht paraqitjes së mirë u largua pas falimentimit të ekipit duke vazhduar stërvitjen për disa ditë me Skënderbeun. Ndërsa në fund pas dështimit të tentativave për të qëndruar në Itali, zgjodhi rikthimin në Greqi.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas