Mbrojtësi i kombëtares, Andi Lila rikthehet zyrtarisht te skuadra e Tiranës. Mësohet se Lila ka mundur të arrijë një marrëveshje me Presidentin e klubit bardheblu, Refik Halili dhe ditën e nesërme do t’i bashkohet skuadrës.
Aktualisht, Lila ka një dëmtim të lehtë dhe pritet që të zbresë në fushë pas rreth një muaji. Këtë sezon Tirana është përforcuar me lojtarë cilësorë si Agustin Torasa, Enton Kale, Idriz Batha dhe Dunga.
Me ardhjen e Lilës, duket se Tirana do e mbyllë merkaton për këtë sezon, pasi më herët si presidenti dhe trajneri i Tiranës ishin shprehur se skuadrës i mungonte vëtëm një mbrojtës./ Opinion.al E.Xh.