Fjalët e menaxherit të Robert Lewandowski-t, Maik Barthel, nuk i kanë pëlqyer aspak Carlo Ancelotti-t. Barthel ka drejtuar gishtin kundër trajnerit italian, duke thënë se: “Robert është i zhgënjyer, trajneri nuk e ka grumbulluar për ndeshjen e fundit, që do ta kishte ndihmuar të fitonte titullin e golashënuesit më të mirë”. Tani ka ardhur kundërpërgjigja e trajnerit të Bayern Munich: “Lewandowski nuk është ankuar kurrë me mua. Por janë gjithmonë menaxherët që flasin më shumë se duhet. Nuk është hera e parë që këshilltarët bëjnë deklarata të gabuara. Dhe nuk do të jetë e fundit. Në një botë perfekte, menaxherët nuk flasin”.