Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ançeloti vjen në Tiranë, ja çfarë thotë për Shqipërinë e De Biazin

2016/09/03 at 6:33 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ancelotti, cili do të jetë stoli i radhës?

Karlo Ançeloti ka qenë i ftuar special i kryeministrit Edi Rama në një promovim të veçantë të librit të tij, “Quiet Leadership: Winning Hearts, Minds and Matches” (Lidershipi i qetë: Të fitosh zemrat, mendjet dhe ndeshjet).


Para një paneli me disa nga figurat më të shquara të futbollit shqiptar, gazetarëve por edhe stafit të kombëtares kuqezi, Ançeloti dhe kryeministri Rama kanë diskutuar për atë që përmban ky libër, por edhe filozofinë e trajnerit të shquar italian.

“Jam një person që kam një reputacion si i qetë. Shumë më thonë si ia bën të kesh miqësi me lojtarët. Po, unë mund të jem mik me lojtaret, flas me ta, i kuptoj. Por në fund mund t’i them pa problem se nesër nuk do të luash në formacion”, u shpreh Ançeloti, i cili tregoi se në zhvillimin e tij kishin pasur shumë rëndësi lidhja me Arrigo Sakin dhe periudha dyvjeçare te Juventusi.

“Unë asnjëherë nuk mohoj mjeshtrin. Saki ka qenë… fitova lotarinë kur takova Sakin. Me Sakin pata fatin që më peshkoi nga Roma dhe më çoi në një nga skuadrat ndoshta më të mëdha të botës. Përvoja me të nuk ishte aq shumë sa lojtar, por si trajner isha tre vjet asistent i tij dhe aty mësova profesionin. Përvoja të ndihmon në marrëdhënie por ka shumë punë të tjera për të bërë. Nga Saki kam mësuar shumë, mendoj që është një nga shkollat më të mira për trajnerë. Pastaj u nisa nga kjo ide dhe gjërat ndryshuan.

Nga përvojat e mbledhura ndryshoi mënyra e të menduarit kur fillova te Juventusi. Atje nuk dija kë të vija sulmues, kush të luante në krahë. Nga aty fillova të përshtatja sistemin e lojës. Unë mendoj se sistemi i lojës është i rëndësishëm. Në bazë janë parimet. Të gjithë duhet të punojnë. Lojtarët duhet të jenë altruistë, skuadra të ketë rëndësi. Unë kam qejf të theksoj karakteristikat e lojtarëve. Kjo do të thotë që unë duhet të gjej idenë se si ata të përfshihen në lojën që unë bëj. Kjo është të përpiqesh të vlerësosh në mënyrën më të mirë të mundshme”, tregoi Ançeloti.

I ngacmuar me pyetje nga gazetarët e pranishëm në sallë, rreth sugjerimeve se si kombëtarja shqiptare mund të mundte Italinë, Ançeloti preferoi të evitonte një përgjigje.

“Për këtë duhet të mendojë Xhani. Mendoj se hovi që ka pësuar Shqipëria në vitet e fundit është falë punës së Xhanit. Distanca mes skuadrave është ulur shumë, ka bërë një Europian shumë të mirë. Mendoj se çdo skuadër ka objektivin e vet, që lidhet me cilësinë e lojtarëve që keni në dispozicion. Unë mendoj se një skuadër e vogël klubi nuk mund të fitojë Champions, por mundet të bëjë futboll të mirë, zbavitës. Kjo mund të arrihet në çdo skuadër, edhe kjo është një fitore”, tha ai.

Ndërkaq, De Biazi vlerësoi Ançelotin për atë që i kishte dhënë futbollit botëror. “Unë kam vlerësuar gjithmonë Karlon për aftësinë për të bërë gjëra të mëdha. Pa i rënduar të tjerët, mendoj se kjo është cilësia më e madhe. Ka pasur një mjeshtër të madh, Sakin, por pastaj karakteri bëri që ta çonte përpara lidershipin në mënyrë të qetë. Saki ishte ndryshe, ndërsa ti ke më shumë marrëdhënie me lojtarët dhe mendoj se është empatia që krijohet brenda grupit, krijon gjëra të rëndësishme. Kjo është madhështia e Karlos, si njeri dhe trajner, pas punës së tij është mënyra e tij të menduarit. Me këtë mendësi ka arritur aty lart, ka shëtitur të gjithë Europën dhe ky është vlerësimi më i madh për një kompetent si Karlo. Urime për karrierën dhe për këtë sezon”, ishin fjalët e trajnerit të përfaqësueses.

“I kemi bërë ca ndeshje kundër, e kemi studiuar njëri-tjetrin”, ishte përgjigja e Ançelotit. “E pashë mirë Shqipërinë, shumë mirë në grup, por sidomos në kualifikuese. Po flisnim pak ditë më parë në mbledhjen e trajnerëve në UEFA se gjëja e bukur e këtij Europiani ishin të vegjlit si Shqipëria. Sollën në Europë një entuziazëm të madh dhe kjo është bukuria e futbollit. Në UEFA ka bërë përshtypje që fitoi Portugalia. Për ju, më vjen keq, pasi nëse barazonit ndeshjen e parë, do kalonit grupin”, tha ai.

Në diskutime është përfshirë edhe trajneri italian i Skënderbeut, Andrea Agostineli, i cili dukej i shqetësuar sidomos nga dieta ushqimore me të cilën ishin mësuar lojtarët në Shqipëri. “Unë për vete përshtatem”, ishte sugjerimi i Ançelotit. “Anglezët janë të çuditshëm, hanë vezë të skuqura para ndeshjes. Nëse pastaj luajnë mirë, ku është problemi këtu?”, ishte përgjigja e Ançelotit./Panorama

 

Etiketa: ancelotishqiperia. de biasitirane


Ju sugjerojmë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Para
Nuk plotësoi standardet, UEFA kërcënon me mbyllje stadiumin “Loro Boriçi”

Nuk plotësoi standardet, UEFA kërcënon me mbyllje stadiumin “Loro Boriçi”

CNN shpërndan deklaratën e Nënë Terezës: Me gjak jam shqiptare

CNN shpërndan deklaratën e Nënë Terezës: Me gjak jam shqiptare

Fundjava diell por ja kur nisin rreshjet e shiut në Shqipëri

Fundjava diell por ja kur nisin rreshjet e shiut në Shqipëri

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com