Kryeinspektori i ISHMP bën me dije se gjtë vitit 2016 në sektorin e pyjeve problematik madhore mbetet në 5 bashki të cilat ende nuk kanë filluar ngritjen e strukturave për inspektimin dhe monitorimin e pyjeve.
Po ashtu në zbatim të legjislacionit shqiptar dhe në vijim të objektivave dhe detyrimeve ligjore, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve ka përmbyllur suksesshëm edhe një vit tjetër pune në kontrollin e e veprimtarive që shkaktojnë ndotje në mjedis në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Gjatë prezantimit të analizës e punës për vitin 2016, të Drejtorisë së Pyjeve pranë ISHMP, Ergys Agasi, Kryeinspektor ISHMP, theksoi faktin se të dhënat shënojnë rezultate dukshëm pozitive, me një performancë cilësore dhe rritje efikasiteti të punës së këtyre strukturave. Gjatë vitit 2016 nga Inspektoriati i Pyjeve janë realizuar 8204 inspektime, ose 82.3% më shumë krahasuar me vitin 2015 ku janë realizuar 4500 inspektime, duke shënuar rritjen të performancës së inspektoriatit qendror dhe strukturave të varësisë në qarqe.
Kreu i ISHMP Agasi theksoi: – “Krerët e Bashkive duhet të jenë proaktivë në zgjidhjen e situatave emergjente dhe problematikave që kanë, ky Pyjet dhe menaxhimi i mbetjeve urbane si përgjegjësi direkte e tyre, janë dhe 2 nga sektorët që lidhen drejtëpërdrejtë me mirëqënien dhe shëndetin e qytetarëve”.